Jugu i Shqipërisë

‘Le Figaro’ çmon rivierën shqiptare: E 'çliruar' nga zinxhirët stalinistë, ja vendet që s’duhen humbur nga ‘toka e Shqiponjave’

28 Gusht 2023, 18:41| Përditesimi: 28 Gusht 2023, 18:44

  • Share

Media elitare, ‘Le Figaro’ i ka bërë jehonë rivierës shqiptare. Artikullin e ndan edhe kryeministri Rama në Facebook ku shkruan se Shqipëria është padiskutim destinacioni i këaj vere.

“Në syrin e një prej mediave më elitare franceze siç është “Le Figaro” Shqipëria është pa diskutim destinacioni i kësaj vere, duke iu servirur lexuesve një qëmtim të kujdesshëm të destinacioneve që përfshin shumëçka, dhe jo veç për pushimet verore, por me zonat e mbrojtura dhe sitet kulturore ofron zgjatjen e sezonit përtej verës, në një turizëm gjithëvjetor i cili është kthyer në realitet të prekshëm nga kushdo.”- shkruan Rama

Artikulli i plotë:

I çliruar nga zinxhirët stalinistë, “vendi i Shqiponjave” rishfaqet pa e humbur shpirtin. Nga mbetjet e lashta të qyteteve mijëravjeçare e deri te hapësirat e ruajtura natyrore, Shqipëria është një vendi ideal për pushime të qeta.

 Gërshetimi i arkitekturës italiane me atë komuniste ku nuk duhen lënë pa vizituar sheshi Skënderbej, xhamia e Namazgjasë apo Kulla e Sahatit. Më pas një udhëtim drejt Beratit që konsiderohet një mrekulli e trashëgimisë osmane, qyteti i 1 mijë dritareve i listuar si një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Pas tij, sugjerohet qyteti i gurtë i Gjirokastrës me kështjellën e saj mesjetare. Gazetarja sugjeron muzetë dhe vizitën në pazarin karakteristik por edhe thekson se është vendlindja e shkrimtarit të shquar Ismail Kadaresë, por edhe e diktatorit Enver Hoxha.

Në fund Saranda një vendpushim fantastik në Rivierën Shqiptare. Por “Le Figaro” sugjeron edhe një tjetër itinerar për lexuesit e saj. Nga Tirana drejt Pogradecit për të shijuar Linin dhe ujërat e liqenit të Ohrit. Më pas Rehova në Kolonjë për të dalë tek ujërat termale të Bënjës në Përmet. Udhëtimi mund të vijojë drejt Llogarasë dhe për të vijuar në bregdetin e Vlorës. Ajo që nuk mungon asnjëherë përveç ushqimeve tradicionale si byreku e rakia, është mikëpritja e pakursyer e shqiptarëve.  

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 29/08/2023 10:59

    te keqen e zinxhireve stalinist, keta zinxhiret e sotem na kane bere mos e shohim as ne enderr rivieren tone...

    Përgjigju
  • Lili: 29/08/2023 08:02

    Shqiperia eshte e cliruar nga zinxhiret Stalinist, Nazist, Monarkist, Imperialist etj, etj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?