Le Figaro: Shqipëria mes 15 destinacioneve për t’u vizituar

5 Janar, 14:05| Përditesimi: 5 Janar, 14:14

  • Share

Shqipëria renditet mes 15 vendeve që gazeta franceze ‘Le Figaro’ ka  renditur mes destinacioneve më të bukura për t’u vizituar gjatë vitit 2024.

“Këtu është lista jonë e qyteteve, rajoneve dhe vendeve në mbarë botën ku duhet të vendosim kursin këtë vit”, shkruan e përditshmja franceze e “Le Figaro” ku mes 15 destinacioneve që nuk duhen humbur këtë vit Shqipërinë e rendisin në vendin e 8-të.

Sipas Figaro, Shqipëria është një nga destinacionet e fundit sekrete në Evropë, e cila pasi ka qenë prej 46 vitesh një nga vendet më të mbyllura në botë për shkak të diktaturës, prej disa vitesh ka hapur dyert për turistët.

Me një gjatësi prej 465 kilometra vijë bregdetare, laget nga uji bruz i Adriatikut dhe Jonit, të ofron plazhe magjepsëse me rërë të bardhë. Jehonë, prestigjozja franceze, i bën edhe lumit Vojsa.

Në Shqipëri ju mund të sksploroni luginën e Vjosës, lumin e fundit të egër në Europë dhe i pari që u bë “park kombëtar”.

Më tej në shkrim sugjerohet ekspolormi në brendësinë e vendit: madhështorja Lugina e Valbonës (jo larg nga Mali i Zi), liqeni i Ohrit i klasifikuar nga Unesco si pjesë e trasëgimisë kulturore.

Nga ana tjetër Le Figaro rendit si vende për t’u vizituar edhe qytetin e Berati, “qyteti me një mijë dritare”, ose qyteti osman i Gjirokastrës  kënaq adhuruesit e trashëgimisë kulturore dhe historike. Pa harruar Tiranën, e cila po modernizohet me shpejtësi të madhe.

Sipas gazetës franceze Shqipëria i foron turistëve çmime shumë të mira e tërheqëse në raport me cilësinë.

Koha më e mirë për të udhëtuar është nga Maji deri në Qershor, pikat e nxehta janë në Korrik dhe Gusht.

Shqipëria mbylli një vit të sukseshëm të turizimit, ku u regjistruan rreth 10.1 milionë turistë, por pritet se 2024 do të sjellë një tjetër surprizë pasi sipas tur-operatorëve ka një rritje me 25% të kontratave që ata kanë lidhur në krahasim me vitin e shkuar.

Ora 14:13
Rama ndan shkrimin e 'Le Figaro': Shqipëria vijon në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar

1703934665_edirama.jpg

Prestigjiozja franceze “Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot shkrimin e “Le Figaro” i cili i bën jehonë Shqipërisë turistike.

Kryeministri u shpreh se “është fantastike nisja e vitit 2024 për Shqipërinë që vazhdon të jetë në listën e vendeve europiane më atraktive për t’u vizituar”.

“Pas CNN, tani prestigjozja franceze “Le Figaro” përshkruan Shqipërinë si një ndër destinacionet e fundit sekrete në Evropë mes plazheve të bruzta me rërë të bardhë, qyteteve të lashta historike dhe Vjosës, Parkut të parë Kombëtar të një lumi të egër”, tha Rama.

Kryeministri bëri po ashtu të ditur se 127 mijë turistë francezë zbuluan vendin tonë gjatë vitit 2023, duke konsoliduar hartën e tregjeve nga Evropa Perëndimore.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 05/01/2024 17:28

    O tradhtar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?