Lë nusen për një tjetër gjendet pas dy viteve fieraku Edison Xhulaj! Denoncohet një tjetër humbje, ’Pa Gjurmë’ në kërkim të Naze Agos

22 Korrik 2022, 17:22| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 17:59

  • Share

Braktisi familjen dhe la djalin e mitur në Shqipëri, gjendet pas dy vitesh Edison Xhulaj. 28-vjeçari që humbi gjurmët më 10 janar të vitit 2020 mbajti sekret për afro 2 vite jetën e re në Greqi. Ai u denoncua i humbur nga nëna e tij në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV, kur pas publikimit të rastit më në fund bëhet i gjallë. Lajmin e konfirmuan familjarët, të cilët kërkuan heqjen e pasaportës televizive, pasi më datë 19 korrik të këtij viti ai ka telefonuar nënën. Falë publikimit në emisionin ’Pa Gjurmë’, një i afërm i familjes njoftoi se Edisoni jetonte në një fshat të Greqisë. Në komunikimin me familjarët i riu nga Fieri ka pohuar se tashmë jetonte me një tjetër grua, ndaj kjo ishte arsyeja pse ai kishte ndërprerë kontaktet. ’Pa Gjurmë’ tentoi të lidhej live me Edisonin, por ai preferoi të mos hapte telefonin duke mos dashur të jepte sqarime të tjera për jetën e tij në Greqi. Me shpresën që 28-vjeçari të kthehet sa më parë për të takuar familjarët, programi hoqi të gjitha fotot duke e shpallur tashmë të gjetur Edison Xhulajn.

 

Rasti urgjent!

Naze Ago, 61-vjeçarja e humbur

Një tjetër rast urgjent ai i një 61-vjeçareje u denoncua pasditen e kësaj të premte. Naze Ago nga Delvina rezulton e humbur që prej 16 korrikut të këtij viti. Ajo jetonte vetëm me bashkëshortin e saj Musa Agon. Pasi ky i fundit doli nga banesa për të bërë pazar, pas tij u largua edhe 61-vjeçarja orët e para të mëngjesit, nga lagjja Xhermahall të Delvinës.

Kërkimet  nga familjarët kanë zbuluar gjurmë të 61-vjeçares në disa fshatra përreth, Vllahat dhe Matomar, ndërsa është parë nga disa prej bashkëfashatarëve ditën që ajo u zhduk. Erinda Seitaj, mbesa e 61-vjeçares kërkon ndihmën e ’Pa Gjurmë’, pas denoncimit të bërë në policinë e Delvinës.

’Kemi bërë kërkime bashkë me policinë edhe me dron edhe me polumbarë në lumin e Bistricës. Kohë më parë kishte shfaqur probleme me sklerozën. Deri tani nuk kemi marrë asnjë informacion. Në fizik është shumë e dobët, ka sy jeshil dhe flokë të zeza. Me vete ka marrë vetëm një qese dhe një shishe me ujë, asgjë tjetër.

Kjo është hera që largohet nga shtëpia. 61-vjeçarja ka dalë e veshur me një bluzë të bardhë, një palë tuta të zeza dhe atlete me dy ngjyra të ndryshme.

Kush ka ndonjë informacion në lidhje me 61-vjeçaren Naze Ago ju lutemi të na kontaktoni në 2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698, në tel: 0444 17 778

Si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në adresën tonë në Facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa Gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, nga e hëna në të premte ora 15:30-16:30

 

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?