Bota

Le Pen: Fitorja jonë vetëm sa është shtyrë

8 Korrik 2024, 08:09| Përditesimi: 8 Korrik 2024, 08:15

  • Share

Udhëheqësja e ekstremit të djathtë francez, Marine Le Pen, deklaroi, pas zgjedhjeve legjislative që e vendosën kampin e saj në vendin e tretë, se fitorja e saj “vetëm sa ishte shtyrë”, duke siguruar se ”Rassemblement National” do të dilte i pari në Francë.

“Batica po rritet. Nuk është ngritur mjaftueshëm këtë herë, por vazhdon të rritet. Prandaj, fitorja jonë vetëm sa është shtyrë”, deklaroi ajo në kanalin privat TF1 duke shtuar se “kam shumë përvojë për t’u zhgënjyer”.


Lajmi kryesor:

Francë/ Të majtët mundin ekstremin e djathtë! Triumfon Mèlenchon, Macron i dyti, Le Pen zbret e treta! Kuvendi pa shumicë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?