Le radical (1916)/ Kur Esat Pasha uronte kryeministrin serb për marrjen e Manastirit (Telegrami)

27 Shkurt 2020, 08:56| Përditesimi: 27 Shkurt 2020, 09:01

  • Share

“Le Radical” ka botuar, të mërkurën e 22 nëntorit 1916, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me telegramin e Esat Pashë Toptanit dërguar asokohe kryeministrit serb, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

"Korfuz, 21 nëntor.

Me rastin e marrjes së Manastirit, Esat Pasha, President i Këshillit Shqiptar, aktualisht në Selanik, i dërgoi Z. Pashiq, Presidentit të Këshillit të Ministrave të Serbisë, telegramin e në vijim :

“Unë i paraqes Shkëlqesisë Suaj urimet e mia të sinqerta për hyrjen e ushtrisë Aleate në qytetin e parë të atdheut serb.”

“ESAT PASHA”

Z. Pashiq iu përgjigj këtij telegrami si më poshtë :

“U përgjigjem me zell urimeve të sinqerta të Shkëlqesisë Suaj që rritën gëzimin që më mbush shpirtin me rastin e marrjes së Manastirit.

Ju lutem pranoni urimet e mia të sinqerta për çlirimin e atdheut shqiptar nga zgjedha e armikut.” Dars (Klos), Mat – Albania

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?