Me Skënderbeun e mbylli si kampione e Shqipërisë, ndërsa klubit korçar në volejboll iu dedikua për 6 vite. Këtë verë, Paola Gjata, ka vendosur të largohet nga Shqipëria për të provuar vetën në një tjetër nivel. Sezonin e ardhshëm volejbollistja 21-vjeçare do jetë pjesë e ekipit të Žok Orasje në Bosnje-Hercegovinë.
“Sivjet kam vendosur që të lëviz gjatë për të bërë diçka më tepër për karrierën time. Jam shumë e lumtur për këtë vendim që kam marrë. Më në fund për të lëvizur,”-u shpreh Paola Gjata, volejbolliste.
Nëse Paola ia arriti të bënte një transferim të tillë, meritë të madhe ka edhe trajneri i saj që në moshë të vogël, i cili e ka shoqëruar përgjatë gjithë karrierës, teksa bashkë bëhen gjithmonë për Beach Volley.
“Unë kam besim sepse ajo është një vajzë punëtore dhe shumë serioze në atë që bën. E ka treguar atë sepse I ka kaluar të gjithë fazat përgatitore që nga moshat e deri te ekipi i Skënderbeut që e kam shoqëruar vazhdimisht. I ka kapur të gjitha trofetë e mundshme që nga moshat,”-deklaroi Llazi Kërxhalli, trajner volejbolli.
Për Report TV 21-vjeçarja pohon se transferimi në Bosnje e Hercegovinë do t’i lërë kokën pas te Skënderbeu.
“Normale që gocat dhe çdo gjë në ekip do më mungojë sepse kam 6 vjet që luaj te Skënderbeu dhe jam shumë e lumtur për arritjet dhe punën e madhe që kemi bërë. Jam falenderuese ndaj Skënderbeut, por kishte ardhur koha për të lëvizur,”-tha Paola Gjata, volejbolliste.
Paolo ka nisur volejbollit që në moshën 10-vjeçare me ekipin e Pogradecit, që njihet për prodhimin e talenteve në këtë sport.