Presidenti serb Aleksander Vuçiç

Kosova & Rajoni

‘Le ta bëjnë punën e tyre, ne do ta bëjmë tonën’, Vuçiç: Asgjë nuk më frikëson, ne do të luftojmë dhe do të ruajmë manastiret e Kosovës

23 Maj 2021, 17:36| Përditesimi: 23 Maj 2021, 17:37

  • Share

Gjatë ditës së sotme, presidenti serb, Aleksander Vuçiç, pas vizitës në manastirin Poganovë, deklaroi se nuk i ka lexuar letrat më të fundit mbi “non-paper”-in që flet për autonominë e veriut të Kosovës dhe se ai nuk dëshiron të dëgjojë kërkesat e Prishtinës në lidhje me manastiret në Kosovë, duke shtuar se Serbia do t’i ruajë ato.

I pyetur për të komentuar mbi kërkesat e Qeverisë së Kosovës për t’i hequr katër manastire nga kategoria e monumenteve të rrezikuara në listën e UNESCO-s, Vuçiç tha “le ta bëjnë punën e tyre, ne do ta bëjmë tonën”.

Sipas mediave serbe, presidenti lidhur me pyetjen nëse kjo e frikëson, ai u përgjigj se një gjë e tillë nuk e tremb por vetëm e shqetëson.

“Asgjë nuk më frikëson, por kjo më shqetëson, ne do të luftojmë dhe do të ruajmë Deçanin, Graçanicën, Patriarkanën e Pejës”, tha Vuçiç.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?