Presidenti Meta nga Bakuja

'Le të bashkojmë forcat për ta bërë botën më të sigurt' Meta nga Bakuja: Popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë

19 Qershor 2022, 12:47| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 12:48

  • Share

Presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalën e tij në sesionin përmbyllës Forumit IX Global të Bakusë.

Kreu i Shtetit thotë se mësimi i nxjerrë nga historia është se popujt që flenë në demokraci zgjohen në diktaturë.

Ai kërkon bashkim për të demonstruar vullnet të mirë, dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë për t’i bërë vendet tona dhe botën më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë!

“Në sesionin përmbyllës të Forumit IX Global të Bakusë me temë “Sfidat ndaj rendit botëror” theksova se është detyra jonë ta bëjmë demokracinë më të përgjegjshme, më të gjallë dhe më përfaqësuese për të rikthyer besimin dhe shpresën tek njerëzit.

Mësimi i nxjerrë nga historia është se popujt që flenë në demokraci, zgjohen në diktaturë.

Le të bashkojmë përpjekjet tona në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar duke demonstruar vullnet të mirë, dialog dhe mirëkuptim të ndërsjellë për t’i bërë vendet tona dhe botën më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë!”, shkruan Meta.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?