Gimenez duke festuar golin

Sport

Leao dhe debutimi me gol i Gimenez në Seria A, Milan rigjen fitoren! Atalanta 'shkatërron' Veronan, asist Gjimshiti (VIDEO)

8 Shkurt, 20:05| Përditesimi: 8 Shkurt, 20:09

  • Share

Milan i është rikthyer fitoreve në Seria A, duke mposhtur Empolin 0-2 në një përballje që rezultoi mjaft delikate. Pas pjesës së parë pa gola e dyta u komplikua për shkak të kartonit të kuq të Tomorit, por që Empoli nuk diti ta shfrytëzonte. Kjo pasi forcat në fushë u barazuan shpejt, pas gjestit anti sportiv të Marianuccit. Kaloi fare pak për të ardhur te goli që zhbllokoi sfidën. Leoa, i futur si zëvendësues realizoi me kokë para se blerja e janarit, sulmuesi Gimenez, të vuloste rezultatin dhe fitoren në këtë sfidë.

Më herët Atalanta e Berat Gjimshitit, i cili në këtë ndeshje dha edhe një asist, shkatërroi 0-5 Veronën. Protagonist absolut i fitores ishte Retegui, qendërsulmuesi i cili realizoi 4 gola, ndërsa njëherë rrugën e rrjetës e gjeti edhe Ederson. Me këtë fitore Atalanta e vendit të 3 rivihet edhe njëherë në ndjekje të kryesuesve.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?