Lear Kurti vdiq nga mbidoza pas arrestimit, Prokuroria e Tiranës nuk gjen shkelje nga efektivët, kërkon në gjykatë pushimin e çështjes

28 Nëntor 2023, 12:41| Përditesimi: 28 Nëntor 2023, 20:38

  • Share

Tiranë- Vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti nuk ka ardhur si pasojë e shkeljeve të punonjësve të policisë. Pas një viti hetime për ngjarjen, Prokuroria e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen për të riun i cili vdiq pas shoqërimit nga policia në  komisariatin nr 3 me disa doza kokaine, 22 tetor 2022

Vendimi erdhi pas rezultateve të ekspertizave mjeko-ligjore si dhe nga kqyrja e kamerave te sigurise të Spitalit të Traumës ku u dergua 32 vjeçari pasi shfaqi probleme shëndetësore, por edhe verifikimeve në komisaritin 3 ku u shoqërua. 

Mjekët ligjorë kanë shënuar në akt ekspertimin e tyre se vdekja e 32-vjeçarit ka ardhur nga helmimi (mbidozim) akut me lëndë narkotike, të llojit kokainë, që ka sjellë për pasojë ndalim e menjëhershëm të zemrës. Sipas aktit të ekspertimit mjeko-ligjor, diagnoza e përcaktuar është Anatomo-Patologjike: Mbidozim (Helimim) akut me lëndë narkotike.

I riu ka pasur gjithashtu ishemi akute Hypoksite e miokardit e shoqëruar me kontraktim dhe deformim të miofibrilive, edemë të trurit, stazë vazale dhe ekstravazat kapilar, atelektazë dhe emfizemë kompesatore e mushkrisë, hepatit kronik persistent. Përfundimisht grupi me 5 ekspertë të mjekësisë ligjore ka përcaktuar se shkaku i vdekjes se shtetasit Lear Kurti ka qenë gëlltitja e qeses me lëndë narkotike të llojit kokainë, çka i ka sjellë ndalimin e menjëhershëm të zemrës.

Ngjarja ndodhi më 20 tetor të vitit të kaluar pasi policia ndaloi në orët e vona Leart Kurtin, i cili më pas ndërroi jetë. Sipas policisë, gjatë ndjekjes i riu gëlltiti dy doza të vogla të kokainës për t’i shpëtuar sekuestrimit të saj dhe arrestimit nga efektivat. Gjatë shoqërimit në komisariat 32 vjecari pati perkeqësim të shëndetit dhe u shoqerua në spital ku dhe humbi jetën. Krahas hetimit penal, AMP pezulloi nga detyra efektivët që e shoqëruan të riun në komisariat deri në përfundim të hetimeve.

Vdekja e të riut shkaktoi një sërë përplasjesh, pasi opozita akuzoi policinë e Shtetit se ishin ato që e vranë Lear Kurti, e për ketë thirrën edhe protesta duke kërkuar drejtësi, e deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • zalua: 29/11/2023 06:19

    alamet djali,i marre ne qafe nga police shqiptare=police idiote e pa tru...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?