LeBron James

LeBron James bën paraqitjen më të mirë në karrierë, Lakers marrin fitoren e rëndësishme

31 Dhjetor 2022, 16:45
  • Share

Los Angelos Lakers fituan kundër Atlanta Hawks 121-130 në NBA amerikan. Dueli i basketbollit pa në parket LeBron James që të shkëlqente, me epërsinë që në fund u siglua në nëntë pikë.

James bëri një nga ndeshjet më të mira dhe vetëm për një asistim nuk arriti shifrën magjike ‘triple-double’, pasi e mbylli këtë duel me 47 pikë, 10 kërcime e nëntë asistime.

Me lojë të mirë tek fituesit u dallua edhe qendra Bryant me 19 pikë e 17 kërcime, teksa Russell Westbrook realizoi 14 pikë e 11 asistime. Tek vendasit më i miri në këtë duel ishte Trae Young me 29 pikë e tetë asistime, por që nuk mjaftuan për fitore.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?