Basketbollisti i LA Lakers, LeBron James është bërë pikashënuesi më i mirë në historinë e NBA. 38-vjeçari ka thyer rekordin e Kareen Abdul-Jabbar duke kaluar shifrën e 38.387 pikëve të shënuara.
James e vendosi rekordin në humbjen që të tijtë pësuan kundër Oklahoma City Thunder, 130-133. Në çerekun e tretë të ndeshjes, James realizoi një dy pikësh që e dërgoi në kuptën e 36 pikëve në duelin e luajtur në Los Angelos, mjaftueshëm për të thyer rekordin pas 39 viteve.
Kareen Abdul-Jabbar ishte i pranishëm në Pallatin e Sportit, duke duartrokitur arritjen e James.
Abdul-Jabbar luajti 1,560 ndeshje për të regjistruar totalin e pikëve, ndërsa James vendosi rekordin e tij në pak më shumë se 1,400 paraqitje. Michael Jordan ka më shumë pikë për lojë në historinë e NBA me mesatare 30,1. James është i pesti në atë listë me mesatare 27,1, vetëm pas një tjetër lojtari aktiv, Kevin Durant (27,3).