Basketbolli elitar në SHBA zhvilloi gjashtë ndeshjet e radhës në parket. Spektakël në Los Angelos, aty ku Lakers mposhti 120-112 Golden State falë 42 pikëve të gjigantit LeBron James, me yllin e NBA që fitoi duelin direkt kundër Stephen Curry (37 pikë).
Kampionë e Boston Celtics zhgënjyen në fushën e tyre, ku u mundën 127-120 nga Dallas. Vendimtar stoli i ekipit teksan, nga ku erdhën 57 pikë, ndërkohë që Klay Thompson me 25 pikë ishte lider për miqtë.
Ekipi i Minnesota, falë 41 pikëve të Anthony Edwards mundi 127-114 Houston, ndërsa Clippers triumfuan 119-112 ndaj Indiana, ndeshje ku u dallua kolektiviteti i ekipit kalifornian (6 lojtarë realizuan mbi 12 pikë).
Rezultatet në NBA:
Boston – Dallas, 120-127
Minnesota – Houston, 127-114
Denver – Orlando, 112-90
Lakers – Golden State, 120-112
Portland – Sacramento, 108-102
Clippers – Indiana, 119-112
Komente
