Leçe-Itali, kamufloheshin mes plazhistëve, kapet skafi me 300 kg drogë, tre të arrestuarit dyshohet se janë shqiptarë (VIDEO)

15 Qershor 2020, 14:05| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 14:13

  • Share

Gjatë një operacioni policor kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, Komanda Provinciale e Leçes, në Itali i dha një goditje të rëndë trafikimit ndërkombëtar të drogës nga element kriminal të cilët e shohin gadishullin e Salento-s si një qendër të rëndësishme të biznesit të tyre edhe për pozicionin e saj gjeografik, si një portë për në Lindje të Europës.

Operacioni u krye nga trupa të Njësisë së Policisë Ekonomike dhe Financiare të Leçes, të cilët, pas disa hetimeve të kryera, rritën kontrollin përgjatë bregdetit të Salentos, me qëllim të përgjimit të çdo ngarkese "të dyshimtë" të ardhur nga ana tjetër e Adriatikut, falë ‘ditëve të bukura’ të javëve të fundit, ideale për tu kamufluar mes plazhistëve dhe barkave të peshkimit.

Në këtë mënyrë u identifikua një skaf i cili kishte mbërritur në Torre Chianca (LE) dhe e lidhur pas një automjeti ishte gati për t'u transportuar diku tjetër. Pavarësisht se ajo ishte e pajisur me rrjeta dhe kallama peshkimi, forma e bykut të saj shtoi dyshimet e trupave të financës, të cilët kuptuan se ishte modifikuar duke krijuar një fund bazamenti të dyfishtë.

Patrulla policie erdhën në përforcim të Guardia Di Finanza të cilët u përfshinë në operacion përreth një shtëpie private pranë një fshati bregdetar ku edhe u fsheh skafi për tu fshehur nga sytë e kalimtarëve dhe banorëve.

Në kohën e ndërhyrjes, një automjet i madh jashtë rrugës me dy bashkëpunëtorë në bord u largua me shpejtësi të lartë, por teksa gjatë rrugës u ndesh me një postbllok dhe duke devijuar ndalesën rrezikoi përplasjen.

Ndjekja e tyre vazhdoi më pas gjatë një rruge dytësore, por për shkak të plasaritjes së një gome, makina u braktis nga trafikantët të cilët u larguan më këmbë. Njëri prej tyre u ndalua dhe arrestua kurse tjetri u fsheh mes bimesisë së vendit.

Pas disa orësh kërkimesh, i arratisuri u përpoq të shpëtonte duke u zhytur në një kënetë në fshatin Grappa, pranë Lecce-s, por u bllokua dhe arrestua, pavarësisht tentativës për të humbur gjurmët.

Ndërkohë, brenda vilës së përdorur nga trafikantët u gjetën një sasi të madhe lënde narkotike: 87 qese marijuanë dhe 6 thasë me hashash, për një peshë totale gati 350 kg, dhe skafi prej 5.50 metra me fund të dyfishtë që ishte përdorur për të transportuar dhe fshehur ngarkesën e paligjshme. Shitja me pakicë e drogës do t'i sillte organizatës kriminale mbi 3 milion euro.

Me urdhër të Prokurorit Publik të Republikës së Leçes, u arrestuan K.Z. 48-vjeç A.F. 51 vjeç dhe A.S. 41-vjeç të cilët akuzohen për trafik droge dhe rezistencë ndaj forcave të policisë.

1592222949_Droga15062020mail.jpg.jpg

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kuç: 15/06/2020 14:28

    Vlonjëtë?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?