MONACO - Formula 1 zhvilloi provat zyrtare për Çmimin e Madh të Monacos. Këtë të shtunë pole-position siguroi djali i shtëpisë, monegasku Charles Leclerc i Ferrarit, duke lënë pas Oscar Piastrin e McLaren dhe shokun e tij të "Kokëkuqes", Carlos Sainz.
Fundjavë brilante për Ferrarin në prova, duke dominuar në pistën qytetase të Principatës në Monte Carlo. Ndërkohë, nga rreshti i tretë do niset kampioni në fuqi i botës dhe gjashtë herë fituesi i këtij sezoni, Max Verstappen.
Vetëm i gjashti holandezi, që u la pas edhe nga Mercedesi i George Russell. Në “top-10” më të mirët u renditën edhe Leuis Hamilton (i shtati), Yuki Tsunonda (i teti), Alexander Albon (i nënti) e Pierre Gasly (i dhjeti). Zhgënjyen Alonso (i 16-ti) e Perez me makinën tjetër Red Bull, i 18-ti. Gara e Formula 1 nis të dielën në 15:00.