Në një kohë kur gjuha ndryshon me ritme të shpejta dhe qytetet transformohen çdo ditë, Ledi Shamku na fton të ndalemi, të dëgjojmë dhe të kujtojmë. Ajo është zëri i një Tirane dhe Shqipërie që nuk duhet harruar kurrë!
“Kur ruan fjalën, ruan shpirtin e vendit tënd”, sonte, ora 21:00 me Esencë në Report Tv, e ftuar në studio ishte gjuhëtarja dhe sociolinguistia Ledi Shamku Shkreli.
Eljan Tanini: -Kongresi i Gjuhës Shqipe, na ka bërë mirë apo keq?
Ledi Shamku Shkreli: -Ishte një kongres jo i nevojshëm sepse shqipja kishte projektet e saja të ortografisë. Atje pati njerëz që shqipen e njihnin në mënyrën apo rrjedhën e saj të natyrshme. Ne nuk kishim dy dialekte, ne kishim dy koine të provuara rreth 500 vite me shkrim. Gjuha nuk pranon revolucione por evolucione, thotë Ferdinand de Saussure.
Me një vendim të viteve 50 të Lidhjes së Shkrimtarëve, gjuha shqipe u vendos me urdhër të shkruhej në variantin tosk.
Shqipja më shumë lëshoi nga vetja në këtë kohë.
U vendos më shumë varianti strukturalist, e mbyllur dhe e mbyllët janë dy gjende të kundërta, të ndryshme.
Eljan Tanini: -Nga vjen ajo qe ne i themi gurkali?
Ledi Shamku Shkreli: -Gurkali vjen nga gur i kalët, nuk ka lidhje me kalin.
Një urdhëresë e Mehmet Shehut e vitit 1978 ndaloi çdo gjuhë tjetër përveç asaj standartes.
Njeriu bën humor me gjuhën e shpirtit, si mund të bëjnë humor shkodranët me tjetër gjuhë?
Në Kongresin e Gjuhës Shqipe morën pjesë nga e gjithë shqiptaria, edhe arbëreshët.
Çabej ishte dakord të shkruhej Europë jo Evropë.
Edhe vendet e rëndësishme bëjnë reforma në gjuhësi kur lind nevoja, gjithmonë kur lind nevoja. Ekzistencë te ne duhet shkruar sipas vendeve të origjinës. Sipas Çabejet duhet shkruar kamjon, jo brryl por beryl, sepse beryl është hark.
Eljan Tanini: -Sot shkruajmë më mirë në shkresa?
Ledi Shamku Shkreli: -Dikur shkruanim me module dhe vetëm me PPSH, shkruanim me parrulla.
Eljan Tanini: -Ne shkruanim dhe shkruajmë ende edhe pa pikat e ë!
Ledi Shamku Shkreli: -NE FLASIM KEQ, sundon kakologjia, pa hir, fjalitë nisen e lihen përgjysmë.
Shkollën nuk e shqetëson sot mënyra si shprehemi, nuk ka qënë kështu e folmja shqipe. Porosia e gjyshes sime ka qenë gjithmonë: Veni men fjalës.
1944-1991 njerëzit flisnin sa më thatë, fjalët e tua dhe metaforat mund të të përvëlonin.
Kur mbaron censura nis autocensura. Ne sot përtojmë të gatuajmë, dikur siç duket kemi gatuar më mire.
Kongresi i Gjuhësisë ishte fishkëllimë, duhet të ishin të gjithë atje.
Shqipja është e bukur si të gjitha gjuhët e tjera, ajo është e bukur si dhe italishtja të cilën e njoh që prej moshës 3 vjeçare.
Dallimi është se ne nuk patëm një rilindje europiane, ne patëm një rizgjim kombëtar.
Shqipja nuk e ka ngërç për të bërë letërsi, ngërçin e ka te shkenca.
Unë kur kam përkthyer Ferdinand de Seaussure i kisha fjalët në gjuhët bazë me të cilat jam këshilluar, në shqip nuk e gjeja dot fjalën të cilën nuk e kishim të zhvilluar.
Unë vitin e parë e kam për gjuhësi, letërsi antike greke e me pas romake i kam studiuar me Myzafer Xhaxhiun dhe Sokol Kondin. Sa herë që unë jam keq lexoj Platonin
Viti i parë i fakultetit ishte me punë prodhuese në Kombinatin Ali Kelmendi. 1989, unë dhe Ferdinand de Seaussure patëm njohjen e parë. Madje im bir habitet sesi unë nuk e kam quajtur Ferdinand. Edmond Tupja thotë se përkthimi i Seaussure në shqip të njëjtin ritëm dhe nerv me atë në frëngjisht
Eljan Tanini: -Më trego pak më shumë për Roskovecin dhe lëvizjet e tua nëpër Shqipëri?
Ledi Shamku Shkreli: -Në Roskovec më thanë se me ty u dashka një natë Shën Ndreu me fol. Ata i ndanin muajt kështu: Kallnur, Frur, Marz, Shën Gjergj, kanë korrik, gusht, o vjeshtë e parë, e dytë, e tretë dhe Shën Ndre, ose vjeshtë e parë Shën Mitër dhe vjeshtë e dyte Shën Ndre.
Ne kemi ngritur një grup pune në Institutin e Antropologjisë, quhet “Thirre vendin tend”.
Isha në Dibër, në Sinjën e Pal Kastriotit, ata kanë lënë deri vonë një krëhër dhe një pasqyrë për floçkat, vashat ose zanat.
Në Roskovec i pyeta me çfarë e lanit kokën, më thanë me baltë kreri. Botë do të thotë dhe. E kemi shtrirë projektin edhe përtej kufirit te Arbëreshët, atje gjeta toponimin Bota e Bardhë.
Kemi themeluar edhe Laboratorin e Antropologjisë Gjuhësore, projekt të cilin edhe e kemi tejcuar me shkollat.
15 vjeçe më vunë gjobë shoqëria se duhet të hidhesha të shatërvani i Korpusit.
Kam lindur në rrugicën Him Kolli, ime më bashkë me të shoqin morën shtëpi te Figalia, ishte një kinkaleri e vogël. Unë kam jetuar mes mamës dhe gjyshes, blija edhe te Poli, 8 vjecaren e kam bërë te 20 vjetori. Rrugën e Ambasadave e kam shëtitur më shumë kur Anna ishte 6 vjeçe.
Eljan Tanini: -E rritura me gjyshen cfarë të ka bërë?
Ledi Shamku Shkreli: -E rritura me gjyshen më ka njom! Ajo e pati më shumë nge dhe përkushtim në lidhje me familjen, ritet, drojet etj…
Droja ishte: Ti s’ke punë ujnave notën! Thelbin e kulturës sime e kam nga gjyshja, ajo më ka bërë gjuhëtare dhe sociolingusite.
Gjyshja më ka thënë se kur e kap një xixëllonjë duhet ta vësh në ballë dhe të përshëndesësh qiellin sepse është një nga hyjsat, unë ndërkohë ia kisha sjellë në një kuti me vripa!
Mbaj mend kur rritej dega e ullinit dhe gjyshi e priste, ulliri nxirrte një si djersë të gjelbër, dukej si gjak, gjyshja merrte një filxhan me dyll dhe mjaltë dhe i përshpëriste: Më fal o shpirt më fal o Zot!
Pa gjyshen do isha njeri shumë i thatë. Gjyshja na ka ndaluar të flisnim në shtëpi gjuhën standarte. Kur erdha një ditë në shtëpi, pasi bëra të gjitha veprimet e mia, gjyshja më tha: Tani rehato edhe të folmen! Gjyshi ka themeluar Ish Uzinën Enver në Tiranë.
Eljan Tanini: -Cfarë ndodhte në lagjen tuaj?
Ledi Shamku Shkreli: -Realiteti i Rrugës së Kavajës nuk ishte njësoj me atë të Rrugës së Durrësit. Ishin të ndara ilegalisht edhe punët private, bënin treg të zi në Rrugën e Kavajës, ndërsa në Rrugën e Durrësit kishte pallate.
Diku gjithmonë mbinte edhe Kaliopi, ajo ishte e Frontit të Gruas, ajo kishte qenë edhe ne Rusi, ishte gjithkund dhe raportonte, çdo lagje e kishte një shok dhe nje shoqe të tillë.
Hera e fundit kur morëm një kec, zbritëm nga SATA, befas te Islam Alla na doli para ai i Frontit të Lagjes. Gjyshja më kishte hequr dy fiongot ngjyrë qielli, e lidhi me mua, dhe kur na pa ai i lagjes i tha: Ja me çmendi kjo, du një shok du një shok! Vajin e merrnim privatisht në Ndroq, ishte vaj me gjyma.
Gjyshja kishte shumë dorë, ajo qepte privatisht
Kaliopi e Frontit të Gruas mbin një ditë te dera e shtëpisë, gjyshja po qepte në oborr, ndërkohë Kaliopi e pyeti për vajin e sallatës që nuk e kishte marrë te Kimetja prej katër muajsh!
E mora unë Kaliopi nja dy-tri herë i tha gjyshja, ia hodha kësaj makinës sime por nuk e desh!
Kalecat e Sigurimit na ngacmonin shumë ne vajzave. Në lagjen tonë Qemal Stafa, Vojo Kushi, Mihal Duri ishin vrarë të parët, ishte lagje që mërmëriste, nuk ishte indiferente. Te tironsit nuk gjen spiuna
Te Rruga e Durrësit flitej tosk, te Rruga e Kavajës flitej tironce. Një personazh i famshëm i Rrugës së Durrësit ka qenë Ivi Pank.
Ivi pati një molisje pas vajzës së Ambasadorit Çek, ai është vetëvrare, këpucët i mbante me gjemba.
Kur e pyeta Ivin si ishte më tha: Dëgjoj zhurma! Atë nuk e ndalonte askush. Ai ishte Heavy Metal.
Tirana ka qenë Europiane, Tirana bëhej si floçkë kur binte shi.
Verën që kaloi gati qava, mua më duket se një qytet ti e njeh kur di ti biesh shkurt. Nuk është më kështu.
Ndërsa në Rrugën e Durrësit vazhdon dhe i sheh sot Agimin edhe Perëndimin, janë të bukur ende.
Komente

Super emision, bravo ledi dhe shqiptarja.com
Përgjigju