Kultura

Pretendente për çmimin ‘Booker Prize 2025’, Ledia Xhoga për Report Tv: Nuk e prisja, faleminderit për urimet

31 Korrik, 09:47| Përditesimi: 31 Korrik, 10:04

  • Share

Shkrimtarja shqiptare Ledia Xhoga është bërë pjesë e listës së gjatë të pretendentëve për Çmimin e madh të letërsisë, Booker Prize 2025 me romanin e saj “Misinterpretation”.

Pas këtij nominimi kaq të rëndësishëm përmes një video-mesazhi për Report Tv Xhoga ka falënderuar të gjithë për urimet që i kanë përcjellë.

Më tej ajo shprehet se këtë gjë nuk e priste aspak, ndërsa thekson se libri flet për emigracionin.

“Desha të falënderoj të gjithë publikun shqiptar për të gjitha urimet e ngrohta që kam marrë, meqenëse libri im hyri në listën e Booker. Ishte habi shumë e madhe nga ana ime, pasi nuk e prisja. Romani u botua nga një shtëpi e vogël në SHBA e Londër. Jam shumë e emocionuar. Romani flet për emigracionin, për jetën e një çifti dhe trajton pyetjen sa mund të sakrifikojmë për jetën e tjetrit. Do të botohet nga shtëpia 'Dudaj' në shtator me titull ‘Keqkuptimi’, shprehet Ledia Xhoga.

Ledia Xhoga është shkrimtarja shqiptare e dytë që nominohet për Booker Prize pas Ismail Kadaresë që e ka fituar çmimin, në vitin e themelimin e tij në 2005, dhe është nominuar po ashtu edhe dy herë të tjera në 2017-n dhe në 2024-n.

Fituesi i këtij viti për Booker Prize do të prezantohet më datë 10 nëntor 2025.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?