Ish-fantazisti i Kombëtares kuqezi, Ledian Memushaj pritet të jetë ndihmësi i trajnerit Luigi di Biagio te Dinamo. 36-vjeçari nga Vlora u tërhoq nga futbolli i luajtur një vit më parë dhe prej asaj kohe është trajner i moshave U-19 te Pescara.
Memushaj duket se ka pranuar ofertën e bluve dhe do jetë pjesë e Superligës, por në rolin e trajnerit. Ndryshimet në strukturën e Bluve vijnë në një kohë kur te Dinamo do ketë shumë lëvizje, kjo pas ristrukturimit të klubit, afrimit të sponorave të rinj dhe bashkëpunimit me Manchester City-n.
Nga Dinamo është larguar trajneri Dritan Mehmeti dhe posti i lënë nga ai është bosh. Tanimë Blutë do prezantojnë trajneri italian dhe bashkë me të edhe stafin e ri, ku do bëjë pjesë edhe Memushaj.
Në karrierën e tij të gjatë si futbollist, vlonjati ka luajtur me Chievon, Carpin, Lecen, Pescarën dhe Beneventon.