Teksa sulmet mes Iranit dhe Izraelit vijojnë, për ekspertin për Çështjet Ndërkombëtare Ledion Krisafi, Irani nuk ka më program bërthamor pasi është shkatërruar nga Izraeli.
I ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Krisafi, tha se 50 për qind e raketave balistike të Iranit janë shkatërruar dhe se hapësira ajrore e tij është nën kontrollin e Izraelit
‘Problemi i Iranit është pjesa më e madhe e hapësirës së tij ajrore janë nën mbikëqyrjen e Izraelit, pra dronët e Izraelit mund të godasin ku të duan. Irani është shtet gjigand dhe Izraeli është larg nga Irani dhe kjo që e ka në kontroll hapësirën e tij ajrore e kthen në një lloj Hezbullahu të madh. Irani s’ka më program bërthamor. 50 për qind e raketave balistike është shkatërrua dhe numri i raketave’, tha ai.
Krisafi tha se Izraeli ka eleminuar edhe krerët e ushtrisë iraniane, duke e dobësuar edhe më shumë Iranin.
‘Irani që shkojnë në Izrael është shumë i vogël dhe është sepse shumica e tyre është shkatërruar nga Izraeli. Izraeli ka goditur shumicën e sistemeve kundërajrore të Iranit. Izraeli vijon që të shkatërroi edhe krerët e ushtrisë iraniane. Janë eleminuar njerëzit më të rëndësishëm të gardës dhe vijon që ti eleminojë të tjerë gjatë sulmeve që bënë.
Izraeli e ka dërrmuar Iranin në këto ditë dhe kundërpërgjigjia e Iranit ka qenë e dobët. Është ngatërruar propaganda me fuqinë. Sepse Irani thotë do të shkatërrojë Izraelin dhe kjo nuk po duket. Izraeli është shumë i përparuar në forcat ajrore. Edhe pa filluar lufta kishte distanacë të madhe mes Izraelit dhe Iranit dhe shumë njerëz nuk e besonin këtë sepse mendonin se Irani ishte i fuqishëm’, tha ai.
Krisafi, deklaroi se udhëheqësi suprem i Iranit, Ali Khamenei, ndodhet në Teheran dhe nuk do të largohet nga vendi.
‘Ali Khamenei është në Teheran, ose do të arrijë një marrëveshje ose do të bjerë martirë. Nuk është nga ata që largohet nga Irani. Ai nuk mund ti besojë asnjë tani, as djalit të tij. Edhe nga Amerikanët u tha se nëse Izraeli do të eleminojë Khamenein, mund ta eleminojë. Po i bëhet thirrje që populli iranian të ngrihet dhe të rrëzojë Netanyahut’, tha ai.
Komente
