Ledri Vula

VIP & Spektakël

Ledri Vula konfirmon ndarjen nga Sara?

26 Maj 2024, 10:20| Përditesimi: 26 Maj 2024, 10:23

  • Share

Këngëtari Ledri Vula ishte i ftuari special në natën finale të 'Big Brother VIP3'.

Ledri këndoi disa prej hiteve të tij shoqëruar me disa balerina.

Pas performimit moderatori Ledjon Liço e ‘ngacmoi’ artistin për ndarjen e përfolur me Sara Hoxhën.

“Kur ndahesh nga gruaja, sjell 30 goca në skenë”, tha moderatori, ndërsa Ledri u përgjigj duke qeshur: Patjetër”.

Prej kohësh është folur për një ndarje të mundshme mes çiftit, por vetë dyshja nuk kanë reaguar zyrtarisht.

Mesa duket, fjala “patjetër” e Ledrit, i ‘vë vulën’ faktit që ata janë ndarë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?