Ledri Vula, reper

VIP & Spektakël

Ledri rrëfen pengun më të madh të jetës, ja cfarë do të bënte ndryshe

17 Korrik 2018, 16:47| Përditesimi: 17 Korrik 2018, 16:51

  • Share

Ledri Vula është një ndër reperat më të pëlqyer nga publiku. Gjatë një interviste këngëtari ka folur për karrierën e tij muzikore por nuk ka preferuar të zbulojë detaje nga jeta e tij personale. Reperi tregon për pasionin e tij më të madh që është muzika.

I pyetur se cili është pengu i tij më i madh gjatë gjithë jetës së tij, ai shprehet se po të mundte të kthente kohën pas do të kishte dashur të punonte më shumë .

Gjithashtu shpjegon se kur i thotë të punojë më shumë nuk e ka fjalën për tregun ndërkombëtar, pasi do të vazhdojë t`i refuzojë ofertat për bashkëpunime me artistë të huaj, njësoj siç bëri me këngëtaren Iggy Azalea, siç ka treguar para disa kohësh Faton Shoshi. Ai ndjehet i lumtur me atë çka ka arritur deri më sot dhe tregu ndërkombëtar nuk e intrigon aspak.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?