VIP & Spektakël

Ledri Vula dhe Sara Hoxha zbulojnë gjininë e bebit nën perëndimin e diellit (VIDEO)

26 Korrik 2020, 20:16| Përditesimi: 26 Korrik 2020, 20:23

  • Share

Ledri Vula dhe Sara Hoxha e pranuan më në fund se do të bëhen prindër për herë të parë. Në një video shumë të ëmbël ata zbuluan gjininë e bebit, e cila do të jetë një vajzë.

Nën ngjyrat e veçanta të perëndimit në bregdet, të veshur të dy me të zeza, duke mbajtur një tullumbac të zi në dorë, përmes disa puplave rozë ata zbuluan gjininë e fëmijës që do të vijë në jetë së shpejti. Ledri e ka përshkruar videon me fjalët më të ëmbla për Sarën: "Jom ka des syt me ti pa".

Shtatzënia e Sarës kishte ditë që flitej në media, por çifti i showbizit e mbajtën të fshehtë deri ditën e sotme. Ata janë të lidhur prej vitesh, por Ledri e bëri publike vetëm në muajin prill.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kontrata e lobimit të PD, besoni se SPAK do zbulojë burimin e financimit?