Nga sezoni i ri i futbollit në Angli, Leeds United dhe Burnley do jenë pjesë e Premier League. Fitoret respektive të hënën e Pashkëve i kanë dhënë nga një biletë dy klubeve për t’u rikthyer në elitë.
Mungesa dy vjeçare e Leeds në elitën e futbollit anglez mori fund pasi ata mposhtën Stoke Cityn me rezultat 6-0 në ‘Elland Road’, ku pesë nga këta gola u shënuan në pjesën e parë.
Ndërkohë, Burnley e siguroi rikthimin falë një fitoreje në shtëpi me rezultat 2-1 ndaj vendit të tretë Sheffield United, një rezultat që e zgjati serinë e tyre pa humbje në ligë në 31 ndeshje.
Burnley është i pamposhtur në shtëpi dhe kanë bërë histori duke regjistruar 12 ndeshje radhazi pa pësuar gol si dhe kanë pësuar vetëm 15 gola në 44 ndeshje.
Komente
