'Dosja K' Zef Lekaj, kompozitori i 'Qingjit të vogël', me pranga në duar, arratisja dhe si fjeti në një varr të hapur

28 Maj, 13:56| Përditesimi: 29 Maj, 11:35

  • Share

4 korriku i vitit 1979 ka lënë një shenjë të thellë në kujtesën e qytetit të Kuçovës. Pas një mbledhjeje demaskuese, mes shumë kolegëve e bashkëqytetarëve të tij, ishte arrestuar kompozitori dhe poeti i njohur Zef Lekaj. 

Në atë qytet ai kishte sjellë në mesin e viteve ’60-të, frymën artistike të vendlindjes së tij Shkodrës, që artin e kishte në ADN, kishte sjellë shpirtin e tij, dijet dhe përvojat e tij jetësore, punën  e palodhur dhe frytet e frymëzimeve të tij artistike.

Prej vitesh këngët e tij kishin ushqyet shpirtin e atij qyteti të vogël por kishin ngritur peshë edhe zemrat e gjithë publikut shqiptar.

Sot ato  këngë janë pjesë e fondit të artë të muzikës shqiptare… kush nuk e kujton këngën “Qingji i vogël”. Atë ditë të fillim korrikut të vitit 1979, autori i Qingjit të vogël, ishte vënë në pranga me akuza absurde, tre ditë para se të dilte në pension.

'Dosja K' në Report Tv solli historinë dhe dëshmitë për  Zef Lekaj, përfshirjen e tij në kryengritjen e Postribës dhe lidhjet me klerikët në Shkodër.  Arratisja në Mal të Zi me 1946 dhe si fjeti per 13 muaj në një varr të hapur. 

Një emision nga Admirina Peçi. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?