Lefter Koka

Kronikë

Lefter Koka lë qelinë, ish-ministri i Mjedisit merr 8 orë leje për të vizituar nënën e sëmurë

7 Gusht, 11:30| Përditesimi: 7 Gusht, 11:43

  • Share

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka lënë përkohësisht qelinë e burgut të Durrësit.

Gazetarja e Report Tv, Keti Banushi, ka mësuar se Koka ka marrë 8 orë leje për shkak të një problemi familjar.

Siç mësohet, Lefter Koka ka shkuar të vizitojë të ëmën që vuan nga një problem shëndetësor.

Leja për ish-ministrin Koka është aprovuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Lefter Koka është shoqëruar nga forca të shumta policie dhe do të kthehet sërish në qelinë e burgut të Durrësit pas disa orësh.

Ish-ministri i Mjedisit mbahet në qeli që prej dhjetorit të vitit 2021, për çështjen e inceneratorëve.

Kujtojmë se Lefter Koka është dënuar me 2 vite burg për inceneratorin e Tiranës, proces që u krye me gjykim të shkurtuar. Për shkak të kohës së qëndrimit në paraburgim, dënimi për inceneratorin e Tiranës konsiderohet i shlyer.

Por, ish-ministri i Mjedisit ka dhe një dënim tjetër me 6.8 vite burg për inceneratorin e Elbasanit.

Ndërsa për inceneratorin e Fierit, ku sërish është i përfshirë Lefter Koka, çështja është në rigjykim.

 

 

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?