Kandidati i dyshes Berisha-Meta në Kuçovë, Lefter Maliqi, paraqiti kallëzim penal në SPAK lidhur me pretendimet e tij për manipulimin e zgjedhjeve. Ai akuzoi funksionarët e KZAZ-ve, pasi sipas tij gjatë procesit të votimit, ka pasur probleme me kamerat e sigurisë.
Me pretendimet se zgjedhjet ishin të manipuluara me falsifikime materialesh zgjedhore, Maliqi u shpreh i bindur në fitore nëse kutitë rihapen. Lefter Maliqi reagoi ashpër menjëherë pas shpalljes së rezultatit në Kuçovë duke paralajmëruar mospranimin e tij. Ai akuzoi se votat janë manipuluar nga deputeti socialist, Bardhyl Kollçaku dhe Policia e Shtetit.
Para mediave, Maliqi tha se nëse pas hapjes së kutive mbetet humbës, do të tërhiqet përfundimisht nga politika.
“E rëndësishme është zbardhet sa më shpejt për t'i treguar opinionit që kemi të bëjmë me krim të rëndë elektoral dhe krim shtetëror. Kam vënë në dijeni OSBE-ODHIR 3 herë, të gjitha faktet i kanë edhe ata.
Kam bërë takime para zgjedhjeve dhe pas. Kam besim të patundur që kjo do të zbardhet dhe mandati i bashkisë është i fituar. Lefter Maliqi bashkë me qytetarët e majtë dhe të djathtë të Kuçovës ka fituar për herë të parë në histori bashkinë e Kuçovës edhe kundër kandidatit të Alibeajt dhe atij të PS. Nëse kutitë hapen dhe nuk del ky rezultat, fitore mbi këta të dy unë tërhiqem nga politika përfundimisht”, tha Maliqi.
Në kallëzimin e tij rendit një sërë shkeljesh që pretendon se janë kryer më 14 maj.
“Gjatë procesit të votimit ka pasur probleme me kamerat e sigurisë në pjesën më të madhe të qendrave gjatë gjithë paradites, një fakt ky që nuk tregon se kemi transparencë dhe siguri për të garantuar votën e lirë por janë krijuar kushte për të përgatitur vjedhjen me çdo kusht të votës”, thuhet në kallëzim.
Po ashtu thotë se në një kuti votimi nuk janë gjetur fletat e mbylljes së kutisë së votimit nga anëtarët e grupet e numërimit të votave dhe vula ishin shënuar ndryshe në procesverbal.
“Një tjetër fakt është se në Qv 3516 Vodëz, njësia Lumas, në kutinë e votimit për Këshillin Bashkiak ka patur kundërshtim nga anëtarët e GNV Nr.3 Xhafer Haxhillari dhe Qazime Dardha me shënimin se nuk u gjendën fletat e mbylljes së kutisë as në kutinë e votimit dhe as në kutinë e materialeve e cila nuk i kishte të saktësuara procedurat. Kutisë së materialeve nuk i përputheshin vulat. Vulat ishin të shënuara ndryshe në procesverbalin e gjetur”, vijon Maliqi.
Ndërsa në qendrën e votimit 3417 në Krekëz thotë se kishte probleme me pajisjen PEI dhe kanë votuar manualisht 50 persona, 45 e të cilëve pretendon se nuk figurojnë në sistemin TIMS brenda territorit shqiptar ditën e votimit.
Sipas kallëzimit të Maliqit, në disa qendra votimit, ka patur votim në grupe, votim jashtë qendrës të kapur në foto nga vëzhguesit. Një tjetër pikë e kandidatit të ‘BF’ përfshin parregullsi në dorëzimin e kutive.
“Janë dorëzuar dorazi vulat nga komisionerët dorëzues të disa qendrave, prej të cilave njëra është fshehur nëkartonin e vulave të sigurisë e provuar me fotografitë përkatëse. Dorëzimi i 9 vulave dorazi përbën vepër penale të ‘shpërdorimit të detyrës’”, vijon Maliqi.
(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)
ik o mashtrues
PërgjigjuKetit te shkreti si even majtas djathtas asnjeher spo i ndez!!I bien ne qafe kot! Lefter maskarai eshte emri jot!!mother fucker
Përgjigju