Lefter Maliqi

Politikë

Lefter Maliqi revoltohet me deputetët e PD: Po festojnë pushimet me mandate pa vota! Kemi nevojë për ri-organizim urgjent në bazë

18 Korrik, 11:46| Përditesimi: 18 Korrik, 11:55

  • Share

Zgjedhjet e 11 Majit, listat dhe rezultati zhgënjyes kanë “përçarë” demokratët! Së fundmi ka reaguar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi i cili ka ironizuar “kolegët” e tij të cilët u “kyçën” në listat e sigurta dhe arritën kështu të jenë deputetët e Kuvendit të ri i cili do të nisë punimet në shtator.

Përmes një postimi në “Facebook”, Maliqi shkruan se deputetët e opozitës, kanë përfituar mandatin nga listat e mbyllura, pa dhënë asnjë kontribut real në terren apo për kauzën opozitare.

Sipas tij shumë prej deputetëve të cilët do të gëzojnë “karrigen” e tyre në Parlament, janë figura “inekzistente” në ekranet shqiptare, por edhe për popullin, e madje nuk kanë marrë pjesë as nëpër protestat opozitare.

Postimi i plotë i Lefter Maliqit:

Po të ishin listat e hapura 100% sa deputetë do kishim fituar nga këta të emëruarit e listave të mbyllura?? Po ku janë këta?! Se pjesën më të madhe se shohim as në media, as në popull, as në aksione opozitare apo po festojnë fitoren pa vota me pushime relaks?!

Sa nga këta ishin poshtë ballkonit, tek “Rruga e Shpresës” në mbështetje të liderit Berisha për 1 vit arrest shtëpie? Sa nga këta ishin në çdo protestë të opozitës?

Sa nga këta futën dorën në xhep në fushatë, për të nxjerr jo për të futur? Sa nga këta ju dhimbsën demokratët dhe opozitarët 12-13 vjet pa punë?

Sa nga këta e ndiejnë që moralisht duhet të japin dorëheqjen nga funksionet politike se nga mandati largqoftë, për të cilin ‘u këputën’ në fushatë?

Si zë opozitar, i votuar nga populli dy herë rresht në kufij të fitores së mandatit, ndiej përgjegjësi të kritikoj ashpër çdo përgjumje të kolegëve të mi.

Opozita duhet të fillojë urgjentisht aksionin, se po dëmtojnë rëndë proceset e tjera zgjedhore.

Ne kemi nevojë për ri-organizim urgjent në bazë! Duhet zgjim! Duhet reagim!

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?