Lefter Nika, kryetar i ri i Partisë MEGA

Lefter Nika zgjidhet kryetar i Partisë MEGA, parti e minoritetit grek në Shqipëri

23 Nëntor, 21:27| Përditesimi: 23 Nëntor, 21:29

  • Share

Lefter Nika, ortopedi i njohur i Sarandës, është zgjedhur kryetar i Partisë MEGA, një forcë politike që përfaqëson interesat e minoritetit grek në Shqipëri. Në garë për këtë post ishin gjithashtu Stefan Moraiti dhe Ziso Llutsi, por Nika arriti të sigurojë mbështetjen e shumicës së anëtarëve të partisë.

Zgjedhjet u zhvilluan në disa qendra, përfshirë Tiranën, Sarandën, Athinën dhe Finiqin, Dropullin dhe Mursinë, duke reflektuar angazhimin e gjerë të anëtarësisë së Partisë MEGA. Me këtë fitore, Nika merr drejtimin e një partie që synon të rrisë ndikimin e minoritetit grek në jetën politike dhe sociale të Shqipërisë.

 MEGA që nga themelimi i saj në vitin 2011 është drejtuar nga Kristo Kiço, aktualisht prefekt i Vlorës. Nën udhëheqjen e Kiços, partia është angazhuar për forcimin e përfaqësimit të këtij komuniteti dhe ka kërkuar gjithashtu mbështetje për zhvillimin e zonave të minoritetit grek në Shqipëri.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kol Nika: 24/11/2024 12:23

    Kusheni jem prej Oroshit

    Përgjigju
  • Lui: 24/11/2024 01:29

    Hajde minoritar hajde.. me mbiemer Nika, qenka si ai minoritari i Salsanos me emrin Kol..

    Përgjigju
  • Integral: 23/11/2024 23:49

    Ore,po si bëhet kështu me këta minoritarët grek që gjysmat kamë mbiemër myslimanë si beleri dhe gjysma tjetër mbiemër gegë. O po karagjoz që qenkan!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?