Kronikë

Emrat e qytetarëve që duhet të terheqin lejen e legalizimit

19 Tetor 2019, 07:52| Përditesimi: 19 Tetor 2019, 16:22

  • Share

ALUIZNI ka shpallur listën e re të qytetarëve të Tiranës, të cilët kanë gati lejet e legalizimeve për objektet që kanë ndërtuar pa leje. Agjencia e Legalizimeve publikon listën me personat që kanë ndërtuar pa leje dhe kanë përfituar tashmë lejen e legalizimit. 

Drejtoria e ALUIZNI-t njofton qytetarët se duhet të paraqiten pranë zyrave të ALUIZNI-t. Më tej, procedurat për marrjen e tapisë do të ndiqen nga AULIZNI, i cili dorëzon dosjen e plotë në Kadastër. Menjëherë pas regjistrimit të certifikatës së pronësisë, përfituesit do të njoftohen për tërheqjen e saj. Pas ndryshimeve të fundit ligjore qytetari do të marrë një kopje për të vërtetuar mbarimin e procesit të legalizimit, por gjithë procedura vijuese për regjistrimin në Zyrën e Kadastrës do të bëhet nga Agjencia.

Ndërkohë që sipërfaqja e parcelës, për të cilën miratohet kalimi i së drejtës së pronësisë, nuk mund të jetë më e madhe se trefishi i sipërfaqes së bazës së ndërtimit dhe për ndërtimet pa leje me funksion banimi jo më shumë se 500 m².

(Kliko këtu për të parë listën "Leje legalizimi të pa tërhequra - Tiranë Veri")
 
(Kliko këtu për të parë listën "Leje legalizimi të pa tërhequra - Tiranë Rurale 2)

B.K./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?