Ndërtime në Tiranë

Ekonomi
Top 24

Legalizimet/ Agjencia e Pronave: Emrat e pronarëve që përfitojnë 2.6 milionë euro

20 Tetor 2018, 07:25| Përditesimi: 20 Tetor 2018, 07:29

  • Share

Agjencia e Trajtimit të Pronave (ATP) njofton se dje ka përfunduar procesin e shqyrtimit për 290 kërkesa, të paraqitura nga subjektet përfitues, pronarë të pasurive të paluajtshme, pronë private, të prekura nga ndërtimet informale, që përfitojnë deri më tani kompensimin/shpërblimin në vlerë, në masën 70% të shumës së përgjithshme në të holla, të miratuar me Vendimet përkatëse të Këshillit të Ministrave.

Për kërkesate mësipërme, për të cilat ka përfunduar procesi i shqyrtimit nga ana e ATP-së, ka rezultuar se dokumentacioni i tyre është në përputhje me kriteret ligjore. 289 prej tyre përfitojnë këstin e parë, të dytë, të tretë, të katërt dhe të pestë të kompensimit në të holla, në një total prej 70% të vlerës totale, të miratuar me VKM-të përkatëse dhe një kërkesë përfiton këstin e pestë, prej 13 % të vlerës totale, të miratuar me VKM. Fondi financiar që shpërndahet nga ATP për këto kërkesa është në vlerën 318 milionë e 739 mijëlekë.

ATP njofton se vlerat përkatëse për secilin përfitues do të jenë disponibël në llogaritë e tyre në bankat e nivelit të dytë pas përfundimit të procedurave të transfertave bankare në ditët në vazhdim.


Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?