Legalizimet edhe në dorë të bashkive, PL: Presion për vota

12 Tetor, 19:30| Përditesimi: 12 Tetor, 19:33

  • Share

Vendimi i qeverisë për t’i transferuar bashkive një pjesë për legalizimet e mbetura, në bashkëpunim me Kadastrën, për Partinë e Lirisë fsheh interesa klienteliste dhe vjen në prag fushatë për t’i bërë presion qytetarëve për votën.

Sipas këshilltares së PL-së për këshillin bashkiak të Tiranës, Silva Caka bashkia së bashku me qeverinë dhe kadastrën kthehen në gjobvënës me këtë vendim. Në një konferencë për shtyp Caka thekson se një tjetër qëllim i këtij vendimi është edhe betonizimi i skajshëm i Tiranës në çdo cep.

‘Bashkia, Kadastra dhe Qeveria kthehen në gjobëvënës të përbashkët, duke vendosur se cilën pronë do të legalizojnë e cilën jo, bazuar në bakshishet që do të marrin prej qytetarëve.

Një tjetër qëllim i këtij krimi është ai i favorizimit të paligjshëm që Bashkia do t’u bëjë klientëve të saj, të cilët kanë betonizuar Tiranën në çdo cep

Qytetarët do të mbahen nën presion për votën e tyre, nëpërmjet dokumenteve të legalizimit të ndërtimeve pa leje.

Kjo vendimmarrje ngre pikëpyetje të mëdha edhe për atë që duhet të ndodhë me ata që kanë vuajtur një dënim penal për ndërtim të paligjshëm‘, shprehet Silva Caka. 

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 13/10/2024 03:14

    Bashkite e ndriten me pare me privatizimet e tani do t'a katranosin fare me legalizimet.Shpejt behuni gati kush do te shkoje i pari para SPAK-ut e ne burg!Kryetaret e partive do te marrin votat e kolltukun,kurse bashkiaket burgun,sepse kryetaret e partive do te lajne duart e do ua lene kopilin qe ua kerkuan t'a benin per llogari te tyre ne preher.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?