Prona

Sociale
Top 24

Legalizimet/ Hipoteka: Ja personat që marrin tapitë

5 Qershor 2018, 07:32| Përditesimi: 5 Qershor 2018, 09:12

  • Share


Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme publikon listën e 250 personave që marrin edhe certifikatën e pronësisë, pasi janë pajisur me leje legalizimi. Këtyre familjeve, banorë të qarkut Tiranë, u jepet në dorë hipoteka e pronës, duke përmbyllur kështu një cikël të gjatë e të shumëpritur.

Procedurat për marrjen e tapisë janë ndjekur nga AULIZNI, i cili ka dorëzuar dosjet në hipotekë, por përfituesit duhet të shkojnë vetë në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive Tiranë të kryejnë aplikimin për tapitë.

ALUIZNI dorëzon në ZRRP verifikimin e gjendjes juridike të pronës ku janë ngritur ndërtimet informale, përditësimin e regjistrit të pasurive të paluajtshme, kartelave dhe hartave kadastrale, sipas blloqeve kadastralë ku janë ngritur ndërtimet informale dhe regjistrimin e lejes së legalizimit dhe të pasurisë së legalizuar. ZRPP fton qytetarët, që lexojnë emrat në listë, të paraqiten pranë zyrave të Hipotekës.

( Kliko këtu ) për listën e plotë me emrat që marrin tapitë

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?