Këshilli i Ministrave ka vendosur të miratojë kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfitues, për 242 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre, sipas listës që publikohet më poshtë.
Masa e kompensimit financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet e legalizuara është 8.718 m² dhe vlera totale e kompensimit financiar që ata përfitojnë nga tjetërsimi i pëonave është 35.729.979 milionë lekë.
Hipotekat në Durrës, Elbasan, Librazhd, Peqin, Tiranë, Kavajë, Kukës, Has, Tropojë, Fier, Vlorë, Sarandë dhe Shkodër duhet të regjistrojnë brenda pesë ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to.
Praktikisht, kjo do të thotë se procesi i mësipërm ka përfunduar, duke qenë se vendimi është marrë më 21 maj dhe ka hyrë menjëherë në fuqi, pavarësisht nga data kur është publikuar në Fletoren Zyrtare, Ћka ka ndodhur ditën e djeshme.