Foto ilustruese

Kronikë
Top 24

Legalizimet/ Ja ish-pronarët e tokave që kompensohen me 5.8 mln euro

22 Qershor 2018, 07:09| Përditesimi: 22 Qershor 2018, 09:49

  • Share

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u vendos kompensimi financiar i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale, në drejtoritë e ALUIZNI-t: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Kamzë Vorë, Elbasan, Durrës, Fshatra Turistikë dhe Shkodër. Masa e kompensimit si sipërfaqe është 43.965 m², ndërkohë që vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 731.8 milionë lekë, afro 5.8 milionë euro.

Për disa nga personat e përmendur në listat, që publikohen më poshtë, shuma e kompensimit financiar do të vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, vetëm pasi të zgjidhet në rrugë gjyqësore shkaku i kufizimit.

Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përkatësisht në Tiranë, Elbasan, Durrës dhe Shkodër, do të kryejnë ndryshimet përkatëse të pronësisë për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme

( Kliko këtu ) për listën e plotë me emrat pronarëve të ndërtimeve pa leje të legalizuara

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • PandiRaidi: 22/06/2018 08:30

    Merrja pronarit e jepja votuesit, per koke te demokracise tuaj. Jo ne BE por as ne Somali nuk na çoni dot ju hajna

    Përgjigju
    • Tani Shkoder: 22/06/2018 09:15

      Ke t drejt ti Pandi. Te vjedh tjetri pronen me dhune dhe shteti i jep te drejte. Kjo a drejtsi.

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?