Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese, për 618 parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken prej tyre. Sipërfaqja e përgjithshme që kompensohet është 26.416,1 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 229.260.847,34 lekë.
Për kompensimin e pronarëve përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore, edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen. Përfituesit ndodhen në zonat Tiranë, Kamzë-Vorë, Durrës, Krujë, Korçë, Elbasan, Vlorë, Sarandë, Gjirokastër, Fier, Lushnjë, Berat, Lezhë, Kukës.
(Kliko këtu për të lexuar listën e plotë)
KETO shtepi ne foto duhen shenbur fare,,,ky i legalizon mbi tapi pronaresh..te hengert mortja ishallah o edi rama,,harram e zokum tu befte rroga qe merr.....
Përgjigju