Berisha: Do të shohim shkatërrim masiv të të rinjve pas legalizimit të kanabisit

8 Prill 2022, 13:31| Përditesimi: 8 Prill 2022, 15:05

  • Share

Sali Berisha thotë se me legalizimin e të rinjve do të shohim një drogim masiv të të rinjve dhe të popullatës.

‘Si mjek jam plotësisht i vëtëdijshëm se vaji, i kësaj bime apo nënprodukte të tjera përdoret për lehtësimin e disa rrethanave, ankthit dhimbjeve dhe e rrethanave të tjera. Në këtë kontekst, të dhëna nga mjeku nuk kam ndonjë kundërshti. Por studime të gjera, të universiteteve më prestigjioze të botës, kanë faktuar se kanabisi krijon probleme serioze strukturore dhe në procese të trurit. Kanë faktuar se shumëfishon shfaqjen e psikozave shumë të rënda. Kanë faktuar se është i dëmshëm për sistemin e qarkullimit të gjakut. U bëj thirrje shqiptarëve që të kundërshtojnë këtë. Do të shohim drogim masiv të të rinjve dhe të popullatës.. Është një shërbim që Rama u bën klientelës së organizatave kriminale.’- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Legalizimi i kanabisit, Berisha: Do shohim drogim masiv të të rinjve! Vendim për të ligjëruar krimin dhe degjenerimin! I përgjigjet DASH dhe s'tërhiqet nga sulmet për Kim: Sillet si guvernatore


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?