Deputeti Oerd Bylykbashi në Komisionin e Ligjeve tha se BE nuk është dakord me nismën për legalizimin e kanabisit mjekësor. Në përgjigje, ministrja Ogerta Manastirliu tha se po i rishikojnë rekomandimet e BE.
“Mos e sillni si diçka që përbën bazë legjitimuese për qëllimin e qeverisë. Nisma na vjen nga qeveria. Cili është interesi publik, çfarë përfitojnë shqiptarët nga ky projektligj. Pse nuk e keni kërkuar me referendum. Së dyti, juve keni marrë komentet e delegacionit të BE dhe me këto komente ligji nuk kalon dot. Po merrni një peshkaqen dhe po e fusni në një pishinë me njerëz”, tha Bylykbashi.
“Kemi patur komunikim të përhershëm me ta, edhe në ditët e fundit kanë vijuar të na mbështesin sa i përket rekomandimeve për të përmirësuar aspekte që i kemi patur të përfshira në ligj, por mund edhe t’i rishikojmë”, tha Ministrja.
Lajmi kryesor:
Pr/ligji për legalizimin e kanabisit mjekësor, Opozita kundër! Korreshi: Merrni çunat e Londrës për agronom, kanë eksperiencë! Ministrja: Do të jetë vetëm për eksport
SI.E.//ReportTv.al