Politikë

Nisma për kanabisin mjekësor, diskutime te ‘Shëndetësia’, 'Rithemelimi' kundër: Qëllimi është legalizimi i drogës

10 Korrik 2023, 15:05| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 20:11

  • Share

Një agjenci e posaçme në nivel kombëtar që ngrihet për herë të parë, do të ketë për mision mbikëqyrjen, kontrollin e përpunimin e bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënprodukteve të saj, për qëllime mjekësore dhe industriale.

“Do të mbikëqyr veprimtarinë e subjekteve të licencuara; do të bashkëpunojë me Qendrën Europiane për monitorimin e drogave dhe varësisë dhe bordin ndërkombëtar të kontrollit të narkotikëve. Do të lëshojë autorizimet e eksportit, do të ketë në funksion e saj edhe ngritjen e Komisionit të Licencave”, tha ministrja e Shwndetwsisw.

Duken iu referuar përvojave në botë, ministrja e Shëndetësisë foli për qellimet mjeksore përmes bimës së kanabisit.

“Janë një seri barnash të prodhuara me bazë kanabis që kanë efekte lehtësuese dhe rezultate pozitive për sa i përket trajtimeve të ndryshme të dhimbjes kronike, sklerozës multiple, epilepsisë, dhimbjet të cilat shkaktohen nga tumoret apo dhe HIV-AIDS”, tha Manastirliu.

Por gjatë diskutimit në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, opozita ripërsëri akuzat e fillimit dhe i shoqëroi ato me debate.

“Ky projektligj i hap rrugën legalizimit të kanabisit ë vendin tonë. Ky nxitim për miratimin e projektligjith ëshët për të legalizuar grupet kriminale. Në fakt parcelat janë shpërndarë me kohë tek grupet kriminale dhe kanë filluar të ngrijnë inmfrastrukturën. Shkoni në Gjirokastër”, tha Tritan Shehu.

 “Ky projektligj është kriminal. Vetëm në kryeqytet, tregon se situata është më shumë se sa alarmante. Nëse në vitin 2014, ka qenë një në 10 fëmiëj. I shpërndajnë në shkolla. 7 në 10 fëmijë”, tha Vokshi.

Bima e kanabisit për qëllime mjekësore është i legalizuar në mbi 35 shtete, si, Greqia, Izraeli, Danimarka, Kanadaja, Republika e Maqedonisë së Veriut, Holanda. Në kontinentin evropian janë 22 vende që kanë një legjislacion specifik për përdorimin dhe eksportin e kanabisit për arsye mjekësore dhe industriale.

Me kalimin  e ligjit në parlament, sipërfaqja totale e lejuar për kultivimin e bimës së kanabisit për qëllime mjekësore nuk mund të jetë më e madhe se 200 hektarë në rang kombëtar. Afati licencës, do të jepet deri në 15 vjet dhe përfituesit nuk duhet të jenë me precedent penal.

Ministria e Shëndetësisë tha se legalizimi i kanabisit mjekësor do të sjellë përfitime financiare.

Këshilli i Ministrave miratoi projektligjin për legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor. Në daljen për mediat, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shpjegoi se ky projektligj përcakton kuadrin rregullator për mënyrën se si do iniciohet procesi për kontrollin e kultivimit dhe përpunimit të bimës së kanabisit dhe prodhimit të nënproduketeve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

Ora 19:45
Votimi te ‘Shëndetësia’ për kanabisin mjekësor, Meta: Legalizim ‘de facto’ i trafikut të drogës

1689011194_kanabismjekesor.jpg

Ish Presidenti Ilir Meta ka reaguar për votimin për kanabisin mjekësor në Komisionin e Shëndetësisë. Meta thotë se kjo nismë shërben si legalizim ‘de facto’ të trafikut të drogës.

“Votimi nga deputetët e "Rilindjes" në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë të Projektligjit për Legalizimin e Kanabisit për gjoja qëllime mjekësore është legalizimi "de facto" i trafikut të drogës, që ka pushtuar vendin, si dhe legalizimi i zbrazjes së depove me kanabis të narkotrafikantëve.

Ky votim është zbatimi direkt i urdhrave të narkotrafikut, që ka kapur peng qeverisjen e vendit të kthyer në narkoshtet.

Ky votim është një atentat ndaj shëndetit dhe të ardhmes së qindra mijëra të rinjve.

Integrimi europian dhe anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian ka marrë një goditje tepër të rëndë dhe të qëllimshme.”-shkroi Meta.

G.MO/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?