Sali Berisha thotë se situata në vendin tonë do të ndryshojë kur qeverisjen ta marrë PD. Në bashkëbisedimin me qytetarët, u shpreh se problemit me legalizimet e shtëpive do t’i vijë fundi pasi qytetarët do të marrin tapitë e shtëpive.
“Është një problem i bërë bajat nga mashtrimet e pafundme të kësaj qeverie. Garantoj se do t’i jepet fund me një skemë të thjeshtë dhe ata që kanë marrë fletushka nuk do marrin më fletushka të përkohshme por tapitë përfundimtare të shtëpive të tyre”, tha Berisha.
Sa i përket votimit të emigrantëve, Berisha u shpreh se do të votojnë të gjithë online ose me postë, si ata që kanë dokumente te rregullta, si të tjerët që nuk kanë.
Lajmi kryesor:
Nga ish zyra e Bashës, Berisha bisedë ‘online’ me qytetarët: Greva për rrëzimin e Ramës, vijon projektet e Enverit! Mesazhi për ribashkimin e PD
//ReportTv.al