Foto Ilustruese

Bota

Legalizohet kanabisi medicinal në Angli, ministri i Brendshëm britanik: Do jepet me recetë

26 Korrik 2018, 21:24| Përditesimi: 26 Korrik 2018, 21:27

  • Share

Britania e Madhe ka nisur procedurat për legalizimin e kanabisit mjekësor. Me anë të një komunikate për shtyp, ministri i Brendshëm britanik Sajid Javid deklaroi se kjo gjë do t’u vinte në ndihmë pacientëve me nevoja mjekësore specifike.

Por Javid theksoi se ky nuk është aspak hapi i parë drejt legalizimit të kanabisit rekreativ.

Sekretari i Brendshëm Sajid Javid  tha se produktet që rrjedhin nga kanabisi dhe që përmbushin standardet e sigurisë dhe cilësisë do të riklasifikohen nga vjeshta, në mënyrë që ato të jepen me recetë nga mjekët specialiste pa patur nevojë për leje të veçantë.

Kanabisi mjekësor do të jetë pjesë e recetave në Britaninë e Madhe, duke filluar nga vjeshta, pasi Sekretari i Dhomës së Ulët të parlamentit anglez konfirmoi lajmin.

Ndryshimet dramatike në politikën ndaj kanabisit vijnë pas skandalit mbi djalin epileptik Billy Caldëell, të cilit iu ndalua marrja e vajit të kanabisit të porositur nga jashtë.

Billy-t iu lejua barna pasi një fushate të gjatë të iniciuar nga nëna e tij, që e detyruan Sajid Javid të garantonte një leje emergjence 20-ditore për përdorimin e tij.

Komento

Komente

  • Kafsha: 27/07/2018 09:28

    Bimë qelbësirë e qelbësirave dhe kalbësirave të veshura me pushtet, për të fituar pushtet e pará të qelbura!

    Përgjigju
  • Emigrant: 27/07/2018 02:15

    Jane truqe dhe politika te ndyra per legalizimin e kanabisit sic Po ndodh ne shume shtete ne usa TYMI I NDYRE I KANABISIT KUR PINE 6 VETA NE TE NJEJTEN KOHE NE LOKALE ME KARRIGE JASHTE NE MANNHATAN NYC QELBET GJITHE RRUGA DUKE TE KRIJUAR DHIMBJE KOKE E PA KUPTUSHME CFARE EFEKTI KURUES KA KJO BIME E NDYRE . MENDOJ QE KY ESHTE EFEKTI KRIMINAL I PARASE QE PO MERR NE QAFE POLITIKANE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?