Kronikë

Legalizoi shtëpinë me dokumente false, procedohen penalisht zyrtari i Kadastrës në Elbasanit dhe pronari i banesës

23 Tetor 2019, 11:49| Përditesimi: 23 Tetor 2019, 11:54

  • Share

Policia e Elbasanit ka bërë me dije se ka proceduar penalisht Mentor Tolën, me detyrë regjistrues pranë Kadastrës, Elbasan, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës", si dhe Beqir Gjurën, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve".

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se Beqir Gjura paraqitur dokumentacionin e falsifikuar për legalizimin e banesës së tij, ndërsa zyrtari i Kadastrës e ka regjistruar atë në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i Policisë:

Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:

M. T., 46 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë regjistrues pranë Aluiznit, Elbasan, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".

B. Gj., 53 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale "Falsifikimi i dokumenteve".

Procedimi i tyre filloi pasi dyshohet se shtetasi B. GJ. ka paraqitur dokumentacionin e falsifikuar për legalizimin e banesës së tij, ndërsa shtetasi M.T. ka legalizuar këtë banesë në kundërshtim me ligjin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?