Legalizuan pallatin me 4 kate pa leje, pezullohet nga detyra drejtori i Kadastrës së Lezhës dhe përgjegjësi i legalizimeve! Në hetim ndërtuesi

21 Shkurt, 08:56| Përditesimi: 21 Shkurt, 12:10

  • Share

LEZHË- Drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur një hetim nga Prokuroria e Lezhës për veprën penale “Shpërdorim Detyre”.

Të dy zyrtarët e Kadastrës akuzohen se kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin duke shkelur ligjin, pasi kompania ndërtuese Rozafa A kishte ndërtuar 4 kate pa leje. Report Tv ka siguruar një pjesë nga dosja hetimore, në të cilën thuhet se më datë 10.08.2021 Bashkia e Lezhës ka miratuar dhënien e leje për ndërtimin e këtij pallati në rrugën Fran Ivanaj, Ishull-Shëngjin.

Sipas lejes së dhënë, ishte parashikuar që ku subjekt do shërbente si hotel dhe duhej të ndërtohej 6 kate plus 1 kat nën tokë. Por, kompania ‘Rozafa A’ me administrator Adriano Uldedaj ka shkelur lejen e ndërtimit dhe ka ndërtuar 10 kate plus 1 kat pa leje. Report Tv ka mësuar se në hetim është për ndërtim të paligjshëm është vendosur edhe administratori Adriano Uldedaj.

"Objekt i referuar lejes së ndërtimit është “Godinë e kombinuar shërbimi dhe banimi me 2-6 kate mbi tokë dhe 1 kat në nëntokë”, kurse sipas inspektimit të gjendjes faktike rezulton që objekti të jetë “Godinë e kombinuar shërbimi dhe banimi me 2-8-9-10 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë”, thuhet në dosjen hetimore.

Pavarësisht kësaj shkelje, dy zyrtarët e Kadastrës kanë legalizuar subjektin dhe për këtë arsye prokurorja Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës. Por dy zyrtarët kanë ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Por si u zbulua shkelja e dy zyrtarëve? Report Tv mëson se gjithçka ka nisur nga një konflikt mes administratorit Adriano Uldedaj me disa banorë të zonës ku është ndërtuar subjekti. Rasti për konfliktin e tyre ishte referuar në Prokurori dhe më pas kanë nisur verifikimet, ku organi i akuzës më pas ka zbuluar edhe 4 katet pa leje.

Kujtojmë se pezullimi i dy zyrtarëve të Kadastrës, vjen pak kohë pasi 11 punonjës po ashtu u pezulluan nga detyra 11 punonjës të tjerë të Kadastrës me akuzën për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në tokë shtet 234 mijë metra katrorë të tjetërsuar në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, për të cilën u dënuan me burg ish-zyrtar lokal të Lezhës.

Ektrakti i biznesit

Ora 10:45
Lezhë/ Kompania ‘Rozafa A’ ndërtoi 4 kate pa leje, drejtori i Kadastrës legalizoi pallatin në shkelje të ligjit! Në hetim edhe ndërtuesi

Projekti për të cilin është dhënë fillimisht leja, 6 kate plus 1 kat nën tokë

Report Tv mëson detaje të reja nga pezullimi nga detyra i drejtorit të Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku. Mësohet se dy zyrtarët e Kadastrës kanë legalizuar pallatin e ndërtuar nga kompania Rozafa A, pavarësisht se kjo kompani kishte shkelur lejen e ndërtimit.

Fillimisht, leja ishte marrë për ndërtimin e 6 kateve plus 1 kat nëntokë, por kompania ka ndërtuar 10 kate plus 1 kat nëntokë. Pra, sipas dosjes janë konstatuar 4 kate pa leje.

Administratori i kompanisë Adriano Uldedaj është vënë në hetim për ndërtim pa leje.

Pjesë nga dosja hetimore

Rezulton se me Vendimin nr. 39, datë 17.03.2021 Këshilli Kombëtar i Territorit ka vendosur:

“1. Miratimin e Lejes së Zhvillimit për objektin: “Objekt me funksion akomodim dhe shërbime,  2 dhe 6 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë, Shëngjin”, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë,  me subjekt zhvilllues shoqërinë “Rozafa A” shpk.

2. Harta e Planvendosjes së Strukturave  bashkëlidhen si pjesë përbërëse të këtij vendimi.

3. Procedurat administrative/ligjore për objektin e përmendur në pikën 1 të këtij Vendimi, do të vijohen nga Bashkia Lezhë, sipas  përcaktimeve dhe rregullave të parashikuara në dispozitat e Ligjit Nr. 107, datë 31.07.2014  “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 408, datë 13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit”, i ndryshuar, në përputhje me marrëveshjen përkatëse për delegim kompetencash, bashkëlidhur këtij

Vendimi. (...)”.

Me Vendimin Nr. 317, datë 10.08.2021 Bashkia Lezhë ka vendosur: “Miratimin e Lejes së  ndërtimit për ndërtim të ri me sipërfaqe më të madhe se 250m2, për Shoqërinë e Ndërtimit  “Rozafa A” shpk, me Nipt L86414003A dhe Liçencë NZ.7719, për ndërtimin e strukturës me  emërtim sipas projektit “Objekt me funksion akomodim dhe shërbime 2 dhe 6 kate mbi tokë  dhe 1 kat nën tokë, në Rrugën Fran Ivanaj, Ishull-Shëngjin, Njësia Administrative Shëngjin, Bashkia Lezhë, me kushte sipas planvendosjes së dorëzuar, projektit dhe preventivit: (...)”.

Gjatë hetimeve paraprake është kryer dhe një akt ekspertimi teknik topografik i datës 21.07.2023, nga Ing. Manjola Fida, ku është arritur në konkluzionin se:

Objekt i referuar lejes së ndërtimit është “Godinë e kombinuar shërbimi dhe banimi me 2-6 kate mbi tokë dhe 1 kat në nëntokë”, kurse sipas inspektimit të gjendjes faktike rezulton që objekti të jetë “Godinë e kombinuar shërbimi dhe banimi me 2-8-9-10 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë”.

Ekspertja ka arritur edhe në konkluzione të tjera, të cilat do të kenë relevanc për themelin.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • tatata: 22/02/2024 13:26

    fshatari nderton 1 kotec pulash dhe e fusin ne burg per ndertim pa leje, ketu behet 5kate pa leje dhe nuk preket askush. xhunglistan

    Përgjigju
  • Piranja: 21/02/2024 15:57

    Kjo prokuroria sapo ka hap kutin e pandores. Tani ajo te vazhdoj zbukimet e thesrave te fshehurva ne lezh. o prokurore nese ma nigjon nje fjal keni marr ne pune kryehajdutin e hipotekes qe rri gjith diten pas prokurorit te madh.

    Përgjigju
  • e drejta: 21/02/2024 12:46

    KETO MASKARENJE JANE PER BURG JO PER PEZULLIM///

    Përgjigju
  • Ekonomia informale: 21/02/2024 12:43

    Beri cberi Drejtuesi i madh nuk e mori dot dosjen ku i qene premtuat shume

    Përgjigju
  • Shaqir Dibra: 21/02/2024 12:05

    Lezhjanet jane si thanat qe lulezojne te parat e piqen te fundit !

    Përgjigju
    • Shkodrani: 21/02/2024 12:38

      Lezhjane te krehun e shkodrane te terun nuk ka

  • Pet.: 21/02/2024 11:30

    U be pallati, u legalizua dhe u shit ?!!!!!. Ato qe do te beni tani nuk ka asnje vlere

    Përgjigju
  • Raku: 21/02/2024 11:06

    Kadastra Tatime Dogana AKU sillen sikur e kane pronen e babes.ishin me breke me vrym si Shukriu nuk u flet dot me goje dot ketyre zgjebsave

    Përgjigju
  • Ton: 21/02/2024 10:41

    Si nuk kam pare nje drejtor mit 30 vjec?

    Përgjigju
  • veton: 21/02/2024 09:44

    Pune e madhe se u pezulluan,miljonati moren....

    Përgjigju
  • Bimi: 21/02/2024 09:19

    Kur firmat e ndertimit nuk i zbatojne afatet dhe i lene pallatet pa perfunduar,cfare fajin kane qytetaret qe do pajisen me certufikate pronesie?Ky eshte nje rast qe po me ndodh edhe mua prej kihesh firma e ka lene pallatin pa pefunduar qytetaret shpenzuan para per lidhjen e energjise,ujit vendosen ashensorin rregulluan edhe shtepite dhe sot e kesaj dite jemi pa certifikata pronesie.E gjithe djersa e viteve pune ka mnet pezull sepse shteti nuk detyron firmat e ndertimit dhe nuk ndihmon qytetaret,por ne te kundert penalizon ata punonjes te administrates qe gjejne zgjidhje per qytetaret.

    Përgjigju
  • Sapa: 21/02/2024 09:05

    Asnje fuqi ne bote nuk e ndalon vjedhjen dhe korrupsjonin ne shqiperi.

    Përgjigju
    • Or tej: 21/02/2024 11:07

      Vetem atehere kur te shuhet fara e shwiptarit do behet ky vend or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?