Gentian Malotaj

Legalizuan pallatin pa leje në Lezhë, Prokuroria dërgon për gjykim 4 zyrtarët e Kadastrës

5 Prill, 11:00| Përditesimi: 5 Prill, 11:03

  • Share

LEZHË - Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të Drejtorit të Kadastrës në Lezhë Gentjan Malotaj dhe 3 zyrtarëve të tjerë të këtij institucioni, të cilët legalizuan një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në shkelje të ligjit.

Gentjan Malotaj, Artur Shabaku, Artmir Maxhuni dhe Redi Brunga do të përballen në gjykatë me veprat penale të "Shpërdorimit të Detyrës" dhe "Falsifikimit të Dokumentave" e kryer në bashkëpunim.

I pandehur për këtë çështje është marrë dhe pronari i subjektit Adriano Uldedaj, ndaj të cilit është ngritur akuza e "Ndërtimit pa leje".

Referuar dosjes hetimore bëhet fjalë për një objekt 10 katësh në zonën e Kunës në Shëngjin, ku nga hetimet të cilët u drejtuan nga prokuroria e Lezhës Iva Harka, rezultoi se 4 katet e fundit janë ndërtuar pa leje dhe u legalizuan nga Kadastra në shkelje të ligjit.

Hetimi në lidhje me këtë çështje nisi pas një denoncimi që kishin bërë banorët e disa shtëpive pranë pallatit, për dëmtim të pronës së tyre.

Më herët Gjykata e Lezhës me kërkesë të me kërkesë të prokurorisë Iva Harka, në kuadër të këtij hetimi pezulloi nga detyra Drejtorin e Agjensisë së Kadastrës në Lezhë, Gentjan Malotaj dhe Përgjegjësin e Legalizimeve.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?