‘Legeni’, babai i Jori Dellit bën reagimin epik pasi dëgjon këngën e re të Fred De Palma-s

13 Qershor, 13:58| Përditesimi: 13 Qershor, 14:09

  • Share

Jori Delli prej disa kohësh është në një lidhje me reperin e njohur italian, Fred De Palma.

Dyshja herë pas here ndajnë për adhuruesit e tyre copëzash fragmentesh nga përditshmëria. Mirëpo këtë herë ai që tërhoqi vëmendjen ishte pikërisht babai i Jorit.

Së fundmi Fred De Palma ka publikuar një këngë të re dhe pjesë e saj në një mënyrë është edhe modelja. Edhe pse nuk pjesë e videoklipit, zëri i saj shfaqet në hyrje të këngës si pjesë e një telefonate, ku ajo në shqip thotë:

Alo! Ku je? Më mungon. Mezi pres të të takoj!

Me anë të një video të publikuar në Tik Tok Jori shihet teksa i tregon të atit këngën dhe reagimi i tij është kaq i këndshëm. Pasi dëgjon këngën, buzëqesh dhe thotë:

"Qenka i mirë legeni! Bravo, legeni!"

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?