Arthur Antunes Coimbra (Zico)

Legjenda braziliane Zico grabitet në Paris, dëmi 500 mijë euro

26 Korrik, 17:45| Përditesimi: 26 Korrik, 17:47

  • Share

FRANCË - Legjenda braziliane e futbollit, Arthur Antunes Coimbra i njohur si "Zico" aktualisht ndodhet në Paris për Lojërat Olimpike. Ish-futbollisti ishte i ftuar nga delegacioni brazilian, teksa ka rënë pre e një grabitje në vlerë të konsiderushme.

Sipas Le Parisien, “Zico” u largua nga hoteli i tij me taksi. Legjenda e futbollit më pas dyshohet se la një çantë në pjesën e pasme të taksisë që përmbante një orë Rolex, një sasi diamantesh, kartëmonedha me vlerë 2,000 euro dhe 2,000 dollarë.

Media në fjalë tregon se dëmi i shkaktuar shkon në 500 mijë euro. Sipas prokurorisë së Parisit, “Zico” ka bërë kallëzim dhe është hapur hetimi për arrestimin e dy keqbërësve. Më pas, pas hetimeve të para të kryera, thuhet se dëmi mund të jetë mbivlerësuar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?