Volkan Demirel (majtas) në 'Niko Dovana'

Legjenda e futbollit turk merr drejtimin e Erzenit?

19 Maj 2023, 16:45| Përditesimi: 19 Maj 2023, 16:46

  • Share

Erzeni njoftoi sot shkarkimin e trajnerit Xhevahir Kapllani. Pas 33 javësh në Superligë, shijakasit janë në garë për të siguruar mbijetesën, teksa tetë javët e fundit kanë qenë jo të mira, me vendin e tetë aktual që i dërgon në play-out. Tanimë drejtuesit e Erzenit kanë në plane emrin e 41-vjeçarit Volkan Demirel për stolin.

Ish-potieri i Fenerbahces për 17 sezone dhe Turqisë është emri më i lakuar për t'u ulur në stolin e shijakasve, teksa ende nuk ka asgjë zyrtare. Demirel ishte prezent në javën e fundit në "Niko Dovana", aty ku Erzeni humbi 1-2 me Bylisin.

Trajneri turk kishte në drejtim skuadrën e Hatayspor në Superligën turke, por tërmeti i pak muajve më parë shkatërroi qytetin duke lënë të vdekur edhe sulmuesin Christian Atsu dhe drejtorin sportiv të klubit të tij, Taner Savut. Prej atij momenti, Hatayspor ndali pjesëmarrjen në kampionat dhe trajneri mbeti i lirë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?