Këngëtarja Aretha Franklin

Legjenda e muzikës soul, Aretha Franklin, dje ka ndërruar jetë

17 Gusht 2018, 08:15| Përditesimi: 17 Gusht 2018, 08:18

  • Share

Aretha Franklin, legjenda e muzikës soul, dje ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Atë e njeh gjithë bota, jo vetëm për zërin e fuqishëm, por edhe për karizmën e saj. Në vitin 2015, ajo bëri të qajë edhe presidentin amerikan, Barack Obama. Aretha po këndonte këngën “A natural woman” në Kennedy Center Honors 2015, kur Obama u përlot gjatë performancës.

Kjo performancë sot numëron rreth 12 milionë klikime në Youtube dhe mbetet ndër performancat e fundit dhe më fantastike të Franklin. Vetë Obama pati thënë më parë se, nëse do të shkonte në një ishull dhe larg njerëzve, do ta merrte me vete Aretha Franklin – për magjinë e zërit të saj dhe për dashurinë që ajo ka si person. Më vonë në vitin 2016, Obama prapë e ftoi Franklin në Shtëpinë e Bardhë për të festuar Ditën Ndërkombëtare të Muzikës Jaz.

Këngët e Aretha Franklin patën shumë ndikim tek shumë shtresa shoqërore, derisa ndikimi më i madh i hiteve të saj ishte në Afrikë. Këngët e saj që përshkruanin ngjarjet e asaj kohe, lidheshin me gjendjen e shumë skllevërve afrikane, ajo ishte një zë i shoqërisë civile dhe një feministe që ngriti zërin me këngët e saj, ajo këndonte për vuajtjen dhe dashurinë.  

Disa nga hitet e Aretha Franklin

Aretha Franklin ka shërbyer si inspirim për shumë gjenerata me hitet e saj si “Respect”, Naturale Woman” dhe “Think”.  “Chain Of Fools” – Fitoi çmimet si Grammy Award for Best Female R&B Vocal Performance, dhe Grammy Hall of Fame Award. Karakteristik e kësaj këngë është se është kompozuar plotësisht në minore dhe është një nga hitet e pakta të bazuar vetëm në një akord (minor chord). 

“Freeway of Love” është kënga fituese e çmimit Grammy. Kënga u bë hiti i viti 1985 të njëjtin sukses e pati edhe videoklipi i xhiruar në Detroit, Michigan. “Until You Come Back To Me” – Kënga ishte incizuar fillimisht nga Stevie Wonder në vitin 1967, mirëpo versioni i tij nuk ishte linçuar deri në vitin 1977. Versioni më i suksesshëm i kësaj këngë ishte ai i vitit 1973 nga Aretha Franklin. Më këtë këngë, Aretha arriti që të ishte këngëtarja e parë, që pati një këngë në çdo vlerësim nga 1 deri në 10 në tabelë. Këtë më vonë e arritën Marvin Gaye, Madonna dhe Taylor Swift. 

“Respect” – Kjo këngë besohet se i dha këngëtares njohje ndërkombëtare dhe jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. Kënga shërbeu si një pikë referimi për lëvizjet feministe, si dhe i solli këngëtares dy çmime Grammy. “Knew You Were Waiting (For Me)”- është këngë fituese e çmimit Grammy dhe e para këngë e incizuar nga një këngëtare amerikane Aretha Franklin dhe një këngëtar britanez George Michael, një duet i vitit 1987. Franklin ka fituar 18 çmime Grammy dhe rreth 100 milionë disqe të shitura e bëjnë atë një prej emrave më të mëdhenj të muzikës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?