Shefqet Gjana, një nga emrat më të njohur të disidencës në PD, poet, mësues dhe i burgosur politik për një kohë të gjatë në komunizëm, ka reaguar ashpër ndaj idesë së dy deputetëve të PD-së, Dhurata Çupi dhe Jorida Tabaku që të hyjnë në korelacion me foltoren.
“Nuk i kuptoj hamendjet, lëkundjen, diversionin, frikën e drejtuesve të PD-së. Nuk kemi qëndruar në politikë për hatër të Sali Berishës, as jemi ndarë për inat personal, por për moral, për të ardhmen.
Ju zotërinj i latë fushë të lirë atij(Berishës), edhe kur ju përçmoi, ju përbuzi, ju shau, ju quajti askushi dhe ju përzuri. Ai derdhi një arsenal banditi ndaj jush, ndërsa ne ju qëndruam pranë me forcë. Ne qëndruar me ju jo për lajka, jo për interesa, jo për mendjemadhësi, por me bindjen e thellë se nuk ka progress me një person të ndëshkuar familjarisht për korrupsion madhor, minim të demokracisë e pengim të drejtësisë.
Të mos konkurrosh sot si subjekt politik do të thotë të fshish veten nga politika. Asnjë rëndësi nuk ka rëndësi rezultati por ruajtja e subjektit tënd politik si institucion. Unë jam ndarë njëherë e përgjithmonë nga non gratat dhe spiunët e sigurimit. Mjaftit i kam thënë mjaft!!! Nuk mundet të pajtohem me byronë e re të modelit enverist, pasi nuk ndryshon fare nga ai ky berishisti", shkruan Gjana në një postim në faqen e tij në rrjetet sociale.
Shefqet Gjana, e ka kaluar jetën para viteve 90 burgjeve ku u burgos që në vitin 1969. Pas rënies së komunizmit është angazhuar menjëherë në themelimin e partisë së parë opozitare, ku dhe u zgjodh sekretar i PD-së në Kukës. Mësues me profesion, Gjana është poet dhe prozator, pasi ka shkruar disa vëllime me poezi dhe romane./TemA
Hej kenke taman burre malcie. Hallall
PërgjigjuBRAVO NJE DEMOKRAT I VERTETE
Përgjigju