Jurgen Klinsmann

Legjenda Jurgen Klinsmann: Shqipëria ekip me cilësi, do i hapin telashe edhe Spanjës

21 Qershor, 22:26| Përditesimi: 21 Qershor, 22:27

  • Share

Legjenda gjermane e futbollit, Jurgen Klinsmann ka folur për "ESPN" në lidhje me Euro 2024, duke mos lënë pa përmendur edhe ecurinë e Shqipërisë. Sipas tij, Kombëtarja kuqezi do i shkaktojë telashe edhe Spanjës, njëjtë siç ndodhi me Kroacinë.

“Ky është 'Grupi i Vdekjes', me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë, rdhe Shqipëria ka një ekip plot me cilësi. Shumica e lojtarëve luajnë në Serinë A, në Itali dhe vërtetë që mund t’ju shqetësojnë.

Këtë janë duke bërë. Shqetësuan shumë Italinë dhe tani shqetësuan Kroacinë. Kështu do të bëjnë edhe në ndeshjen e fundit me Spanjën. Është një ekip i mirë. Nuk ka një emër të madh ose lojtarë me emra të mëdhenj, por kanë cilësi. Kështu që nuk u befasova shumë”, ka thënë Jurgen Klinsmann.

Të hënë në 21:00 në stadiumin e Dusseldorf luhet Shqipëri - Spanjë, ndeshja e fundit e Grupit B për Euro 2024.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 22/06/2024 12:26

    Fjala jote ne vesh te perendise i madhi Klisman!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?