Bota

Legjenda Placido Domingo akuzohet nga 11 gra për ngacmim seksual

5 Shtator 2019, 10:08| Përditesimi: 5 Shtator 2019, 10:19

  • Share

Nuk kanë të sosur problemet për Placido Domingo-n.

Sipas Agjensisë amerikane të shtypit Associated Press (AP), 11 gra kanë akuzuar dirigjentin dhe këngëtarin e operas, legjendën Placido Domingo për ngacmim seksual. Gratë akuzuese i kanë treguar Associated Press se  Domingo i kishte kërcënuar dhe ngacmuar me sjellje të papërshtatshme.

Njëra prej tyre raportoi se në vitin 1999 drejtori i përgjithshëm aktual i 'Los Angeles Opera' kishte tentuar ta prekte në organe intime ndërsa të tjerat kanë treguar se Placido Domingo kishte tentuar t'i puthte në dhimat e zhveshjes.

Disa punonjës të prapaskenës gjithashtu raportuan në 'Associated Press' se në vitin 2016, ata ishin përpjekur të mbronin vajzat e reja nga Domingo ndërsa administratorët kundronin skenën

Në një deklaratë, zëdhënësi i këngëtares i quajti akuzat "plot mospërputhje", por nuk dha detaje.

Komento

Komente

  • sa te poshtra jan ca femra pa karakter: 05/09/2019 10:39

    Vetem Shqiptaret se tradhetuan Placido Domingon e u treguan "burrnesha" si Inva eee ajo tjetra ;)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?